|

Enver Hoxhaj nën hetime të prokurorëve të EULEX-it

Ditëve të fundit Ministria e Arsimit është vënë në shenjestër të prokurorëve të EULEX-it nën dyshimin për keqpërdorime.

E përditshmja “Zëri”, duke u mbështetur në burime anonime të EULEX-it, pohon se hetimet në këtë ministri kanë nisur një muaj më herët, por nuk njofton se për çfarë hetimesh bëhet fjalë.

Zyrtarë të EULEX-it kanë qenë në Ministnë e Arsimit, siç thuhet, për të plotësuar provat për të cilat dyshon prokurori. Gazeta pohon se këto hetime kanë ndikuar që disa këshilltarë të Ministrit të Arsimit të japin dorëheqje.

Etiketa: , ,

Komentoni