Enver Hoxhaj e do njohjen e Vatikanit

Enver Hoxhaj e do njohjen e Vatikanit

Enver Hoxhaj e do njohjen e VatikanitMinistri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj duket se e ka seriozisht sigurimin e njohjes nga Selia e Shenjtë. Në muajin e kaluar, larg prezencës së mediave Hoxhaj është takuar me sekretarin e marrëdhënieve me shtetet në Selinë e Shenjtë, Dominik Mamberti me të cilin ka folur rreth njohjes së Kosovës nga Vatikani.

Sipas një burimi brenda qeverisë, vizita e kryediplomatit të Kosovës në Selinë e Shenjtë ka zgjatur mbi një orë duke shënuar një kthesë në marrëdhëniet mes dy vendeve, shkruan Epoka e Re.

“Ngjarje kthesë në relacionin me Selinë e Shenjtë ka qenë vizita e parë e një zyrtari të Kosovës dhe takimi që ministri Hoxhaj ka zhvilluar me Dominik Mamberti, sekretarin për marrëdhënie me shtetet në Selinë e Shenjtë. Takimi ka zgjatur më shumë se një orë dhe është biseduar kryesisht për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka thënë ky burim.

Po i njëjti burim ka treguar se paralelisht me ministrin Hoxhaj në Vatikan kishte qëndruar edhe imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës.

Ndërsa nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të nuk e kanë kkomentaur asgjë rreth këtij takimi. Edhe zëdhënësi i kësaj ministrie Artan Brehani as nuk e ka mohuar, as nuk e ka pohuar një takim të tillë.

Ai ka thënë se ministri Hoxhaj në dy vjetët e fundit ka takuar dhjetëra kardinalë dhe personalitete të rëndësishme ndërkombëtare që kanë ndikim në Vatikan.

“Ministri Hoxhaj në dy vjetët e fundit ka takuar dhjetëra kardinalë në shtete të ndryshme të botës, deputetë të parlamenteve nacionale të shteteve të BE-së, Parlamentit Evropian, personalitete të shumta që kanë ndikim në Selinë e Shenjtë. Po ashtu, ministri Hoxhaj disa herë e ka vizituar Selinë e Shenjtë. Vatikani tradicionalisht e ka mbështetur popullin e Kosovës në periudha të ndryshme kohore dhe ne jemi të interesuar të kemi marrëdhënie shumë të veçanta me Selinë e Shenjtë. Vizitat dhe takimet e shpeshta të ministrit Hoxhaj i kanë shërbyer pikërisht këtij qëllimi”, ka thënë Behrami.