Entermedia fillon projektin “Superyjet”

Entermedia fillon projektin “Superyjet”

 Entermedia fillon projektin “Superyjet”Pas afro 10 vitesh punë në industrinë e videove muzikore, produksioni “Entermedia” ka filluar një projekt të veçantë filmik me yjet e estradës, i cili do të ketë premierën në verën e këtij viti. Filmi do të jetë projekt i metrazhit të gjatë, unik për audiencë dhe revolucionar për industrinë.

Veçantia e këtij projekti qëndron tek lidhja e storjeve me muzikën, ku protagonistë do të jenë vetë yjet e estradës.
Protagonistët e filmit do të performojnë këngët, dialogjet dhe aktrimin e tyre në zhanre të ndryshme filmike si aksion, komedi, romancë dhe aventurë, që së bashku krijojnë një film të gjatë të ndërlidhur.

Entermedia ka përzgjedhur artistët më eminent të viteve të fundit, ku përveq paraqitjes së yjeve të estradës në role kryesore, të gjitha rolet tjera do të luhen nga figura publike në fushën e showbiz-it, kulturës dhe politikës.

Muzika e filmit do të përbëhet nga hite të reja verore të Superyjeve të projektit, të cilat do të dëgjohen për herë të parë në premierën e filmit.

Secila këngë do të jetë duet apo trio me këngëtarët më të famshëm të estradës, të komponuara në bashkëpunim me disa nga kompozitorët më të mirë shqiptarë.Projekti është në fazat e fundit të planifikimit dhe së shpejti do të fillojnë xhirimet.