Enrique Iinglesias vazhdon romancen me Anna Kournikova

Enrique Iinglesias vazhdon romancen me Anna Kournikova

Enrique Iinglesias vazhdon romancen me Anna KournikovaAta ndajnë një romance të gjatë së bashku dhe janë nje ndër ciftet më të përfolura të botës së showbizz.

Enrique Inglesias këngëtari me fame botërore dhe lojtarja e tenisit Anna Kournikova, kanë krijuar nje lidhje 12 vite më parë të cilën ende nuk e kanë kurorëzuar me fejesë ose martesë. Muajin tetor të vitit të kaluar ata u përfolën nga i gjithë publiku.

Thashetheme të ndryshme nisën që qarkullonin, dhe u tha se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies . Por fillimin e këtij viti Anna dhe Enrique u shfaqën sërish në publik, duke hedhur poshtë gjithcka të thënë më parë. Dhe për të treguar mbështetjen e saj kunddrejt të dashurit Anna ështe fotografuar në Paris duke shoqëruar Enriquen , i cili momentalisht ka shumë angazhime profesioanle.

Enrique Inglesias po punon për albumin e tij te dhjetë por mesa duket është ndjerë shumë i lodhur nga kjo ngarkesë. Krijuesi i hitit ‘Hero’ u fotografua duke dal nga hoteli me makinën e tij për të shkuar vetëm 20 metra më larg. Gjatë kohës që Enrique punonte Anna u pa e shoqëruar nga një mik i tyre shumë vite me i madh se ajo.

Bukuroshja 32 vjecare po kalonte një paradite të gjatë duke bërë pazar, dhe dukej ne nje formë të shkëlqyer. Anna u pa kryesisht e veshur me të errta, dhe me flokë të lëshuar, sytë kishte preferuar t’i fshihte pas syzeve dhe u pa të dante nje sërë bisedash me shoqëruesin e saj.

Përsa i përketë karrierës së tij artistike Krijuesi i shume hiteve do të hedh në treg në muajin mars albumin e tij të quajtur Sex + Love. Enrique gjithashtu ka hedhur në treg klipin e tij ‘I Am A Freak’ 3 ditë më parë dhe është një bahskëpunim me Pitbull. Momentalisht version video i kësaj kënge numëron mbi 2 milion klikues.