Emocionohet Shefqet Krasniqi: All-llahu i madhëruar nuk ta kthen shpinën

Emocionohet Shefqet Krasniqi: All-llahu i madhëruar nuk ta kthen shpinën

Emocionohet Shefqet Krasniqi: All-llahu i madhëruar nuk ta kthen shpinënImami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi i është rikthyer përsëri xhematit të tij, një ditë pas intervistimit në Prokurorinë e Shtetit.

Krasniqi gjatë ligjeratës të namazit së xhumasë tha se, dikujt po i pengon Islami por që porositi të gjithë që të kenë sabër, transmeton Indeksonline.

“Jemi në një sprovë të madhe këtyre ditëve. Dikujt po i pengon fjala e Islamit, Lahi lahi illallah, Xhamia e muslimanit, ezani i muslimanit… Por duhet të tregohet sabër dhe durim pasi që është rrugë e pejgamberëve kjo… All-llahu i madhëruar nuk ta kthen shpinën”, ka thënë ndër të tjera ai.

Vlen të theksohet se imami Krasniqi deri sa ishte duke ligjëruar, për disa çaste ishte edhe i emocionuar.
Xhamia e Madhe në Prishtinë ishte e stërmbushur me xhematli.