Elvana Gjata

Elvana provokon përsëri me foto seksi

Pamja seksi është një nga armët kryesore me të cilën këngëtarja e njohur Elvana Gjata tërheq vëmendjen e publikut dhe të fansave të saj, natyrisht pas zërit të mrekullueshëm. 

Klipe të shumta, të nxehta dhe sensuale, një album që po pëlqehet shumë me disa hite brenda tij, si dhe një pamje vezulluese. Këto janë karakteristikat me të cilat mund të përshkruhet imazhi i Elvanës këto kohë.

Përveç këtyre gjërave, këngëtarja mbush edhe ballinat e gazetave dhe revistave me foto provokative, siç është dhe seti më i fundit, të cilin e ka realizuar për një revistë kosovare.

Koncertet e shumta dhe angazhimet e këngëtaresndoshta e ndihmojnë shumë që të mbajë linjat e saj të bukura, saqë gjithmonë nëpër mbrëmje shumë djem nga publiku i lë gojëhapur me linjat seksi.

Jetën e saj private është duke e mbajtur të fshehtë, edhe pse u përfol që është ndarë nga i dashuri i saj dhe është lidhur me Florin, por në një intervistë për “Panorama plus” ajo rrëfeu se me Florin ka vetëm marrëdhënie profesionale dhe asgjë më shumë. Po kush do të fitojë zemrën e njërës prej këngëtareve më të nxehta shqiptare? Ndoshta në një të ardhme të afërt mund ta mësojmë.