|

Elvana Gjata, me lajme të reja

Elvana-GjataElvana Gjata, me lajme të rejaDuket si parulla që kanë pasur dikur shitësit e gazetës “Tomorri”, por në fakt Elvana Gjata ka vërtet më shumë se një projekt për të prezantuar.

Pas publikimit të këngës “Fake”, të cilën ka pasur edhe nga ata që s’e kanë pëlqyer, – siç rrallëherë ndodh me këngët e saj, – Gjata do të sjellë shumë shpejt edhe versionin remix të kësaj kënge, në bashkëpunim me Kaos dhe labelin P.I.N.T, pjesë e të cilit janë MC Kresha dhe Lyrical Son, që është njëherësh edhe autor i tekstit të këngës.

Ky në fakt nuk ka qenë i vetmi material muzikor i publikuar prej këngëtares së suksesshme, sepse ajo ka nxjerrë edhe një ‘Acoustic Live Season’ që përmbante në vete 5 këngë, shumë të pëlqyera nga masa. Por pavarësisht gjithë këtij boom-i në prodhimtari, Elvana nuk ndalet. Një tjetër projekt do të vijë shumë shpejt prej saj. Ndonëse nuk i takon 100% asaj si këngë, Elvana pritet të sjellë versionin femëror të këngës “Pa Jetë”, e cila u prezantua dy javë më parë nga kantautori Flori Mumajesi.
Kënga dhe videoklipi i Mumajesit kanë pasur një impakt të jashtëzakonshëm tek njerëzit dhe kjo është vënë re nga publikimet e bëra në rrjetet sociale, por edhe nga numri i madh i klikimeve. Mësohet se Elvana do të aktrojë njësoj si Flori, në klipin që del shumë shpejt në ekranet muzikore shqiptare dhe në youtube, në kanalin e “Threedots”. Klipi është realizuar nga “Max Production” dhe për herë të parë do të transmetohet në “BBF”. /Bluetooth/

Etiketa: