Elizabetha e II-të uron Kosovën për shtatëvjetorin e pavarësisë

Elizabetha e II-të uron Kosovën për shtatëvjetorin e pavarësisë

Elizabetha e II-të uron Kosovën për shtatëvjetorin e pavarësisëMbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, i ka dërguar një urim presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe popullit të Kosovës me rastin e përvjetorit të shtatë të pavarësisë së Kosovës.

“Kam kënaqësi që t’i dërgoj Shkëlqesisë Suaj përshëndetjet e mia më të ngrohta në festimin e Ditës tuaj Kombëtare, bashkë me dëshirat e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës gjatë vitit në vijim”, thuhet në letrën e urimit që Mbretëreshës Elizabeth II.