08-Eliza-Dushku-Prishtine1

Eliza e ndezi Prishtinën (Foto)

Eliza Dushku e ka “ndezë” Prishtinën të shtunën mbrëma. Pas ardhjes së saj në Kosovë, gjatë pasdites, Eliza ka shfrytëzuar në maksimum jetën e natës në kryeqytetin kosovar. Portali LajmeShqip.com sjellë ekskluzivisht një varg fotografish në të cilat pasqyrohet krejt ajo çka ka të shtunën mbrëma ka bërë Eliza Dushku në klubin e natës “Duplex“, në kryeqytetin kosovar.

Eliza ka arritur në klub afër orës 01:00, pas mesnate së bashku me të dashurin e saj, Rick Fox, fotografin Fadil Berisha, aktorin Blerim Destani dhe disa të tjerë. Një orë pa ardhur aktorja shqiptare me famë botërore, në Duplex kanë qenë duke e pritur, përpos një numër i madh i njerëzve të cilët kanë paguar nga 5 euro për të hyrë brenda, edhe shumë këngëtarë e fytyra publike.


Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Ndër të parat që kanë arritur, kanë qenë këngëtaret Vesa Luma, Altuna Sejdiu, Ryva Kajtazi dhe manikenja Agnesa Vuthaj. Edhe boksieri kosovar Luan Krasniqi ka qenë aty.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Sapo ka hyrë në klub, nën përcjelljen e madhe të sigurisë, Eliza është pritur shumë mirë nga publiku. Edhe këngëtaret Luma dhe Kajtazi menjëherë i janë gjuajtur në qafë Elizës, për ta përqafuar dhe për të bërë fotografi.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Mirëseardhje në Duplex i ka uruar prezantuesi Labinot Gashi, që edhe e ka ftuar Elizën për të thënë diçka. Megjithatë, krejt çka ka thënë Eliza, kanë qenë fjalët: “Mirëmbrëma Prishtinë… Gëzuar!“.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Më pas ajo ka kërcyer nën ritmet e këngës “Proud To Be Albanian“. Aty ka qenë edhe krijuesi i kësaj kënge, producenti dhe anëtari i grupit “Etno Engjujt”.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

“Ti e ke bërë këtë këngë… Bravo jam shumë krenare…”, kanë qenë fjalët e Elizës drejtuar Gencit.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Në këtë party, ku Eliza së bashku me të dashurin dhe shumë shoqëri kanë kërcyer pa ndalur deri në orën 02:30 kanë qenë edhe personalitete dhe fytyra të ndryshme publike. Njëri nga ta ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell.
Gjatë natës Eliza Dushku ka kërcyer nën tingujt e këngëve të ndryshme të huaja ,si “Give me everything” apo “Sexybeat”. Megjithatë ajo dukej sikur po kënaqej me këngët shqiptare. “Ti po don” e Vesa Lumës, “Vibe” e Tunës e shumë të tjera, kanë qenë në play-listën e këngëve të lëshuara të shtunën mbrëma ekskluzivisht për Elizën.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Teksa ka bërë një xhiro rreth e qark klubit, ku është fotografuar me shumë fansa, këngëtarja ka zbuluar edhe këngëtarin dhe këngët e preferuara nga Kosova. Kënga “U bo vonë” dhe “Ti je ma e mira” të reperit Capital, T janë këngët që Eliza i pëlqen më së shumti. Capital T, së bashku me Elizën në skenë, kanë kërcyer dhe kënduar këto këngë. Capital T i ka kënduar edhe live Elizës.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Në fund, artistja ka dalë nga klubi “Duplex”, së bashku me të dashurin e saj, në drejtim të Hotel Victory, aty ku edhe kanë qëndruar.

“Të dua Prishtinë… je shumë e mirë…”, kanë qenë fjalët e saj në dalje.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Me gjithë adrenalinën e lartë në këtë party, Eliza dhe Rick nuk janë puthur ndonjëherë, përpos që janë prekur. Në vazhdim, portali LajmeShqip.com, i sjellë fotografitë më interesante të mbrëmjes në Prishtinë, me yllin shqiptar të Hollivudit, Eliza Dushkun.    /LajmeShqip.com