09eliza-dushko_0908112151_1

Eliza Dushku entuziaste për marrjen e shtetësisë shqiptare

Aktorja Eliza Dushku duke se është mjaft entuziaste për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

Pak minuta pasi Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dorëzuar dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare, ajo ka shkruar në Tëitter;  Kjo është zyrtare! Fadil Berisha dhe Eliza Dushku qytetarët më të rinj të Shqipërisë nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Më herët në statusin e saj të mëparshëm, Eliza Dushku kishte shkruar se është në Shqipëri si artise, dhe jo për të përfaqësuar politikën. Unë e dua dhe e respektoj diversitetin në Shqipëri, kulturën dhe njerëzit, shkruante ajo.