Elhaida Dani nxjerrë në treg albumin e parë

Elhaida Dani nxjerrë në treg albumin e parë

Elhaida Dani nxjerrë në treg albumin e parëPas dhjetëra pjesëmarrjeve në emisione të ndryshme televizive dhe evenimente kulturore e muzikore, ashtu siç pritej, fituesja e “The Voice of Italy”, Elhaida Dani nuk vonon të paraqitet në tregun muzikor italian. Sot, 2 korrik, hidhet në treg vepra e saj e parë, me shtatë këngë, prodhim i shtëpisë së famshme diskografike “Universal”.

Në këtë përmbledhje nuk mund të mungonte “When Love Calls Your Name” kënga që iu dhurua nga Riccardo Cocciante gjatë emisionit si dhe një sërë intepretimesh të tjera të sjella nga këngëtarja e re shqiptare gjatë mbrëmjeve të “The Voice”.

Surpriza e bukur e radhës është kënga “Baciami e basta”, e shkruar posaçërisht për të nga Kekko Silvestre, i grupit Modà. Me këtë kantautor Elhaida u ngjit edhe në skenën e “The Voice of Italy” në finale duke i ofruar publikut një moment plot emocion. Ndoshta një interpretim që shënoi fillesën e bashkëpunimit mes tyre.

Megjithë polemikat e ngritura së fundi nga njëri prej konkurruesve të “The Voice”, Elhaida vazhdon ecjen e saj të sigurt në karrierën muzikore. Në fakt, Timothy Cavicchini, një prej këngëtarëve që u ndesh në finale me “uraganinin shqiptar” ka deklaruar së fundi në një intervistë “se s’ka kuptim që një këngëtare shqiptare të këndojë anglisht në një emision italian”. E përgjigja në distancë e Elhaidës, nuk ka vonuar: “Mësuesi im Cocciante më ka thënë gjithnjë që të mos e kem për turp që jam nga Shqipëria, por të eci përpara me kokën lart”.