Elhaida Dani, koncert në Tiranë

Elhaida Dani, koncert në Tiranë

 Elhaida Dani, koncert në TiranëQershori do të jetë muaji në të cilin këngëtarja Elhaida Dani do të realizojë një koncert recital në “Pallatin e Koncerteve” në Tiranë.

Pas suksesit dhe dashurisë që i dhuroi publiku në koncertin e realizuar në Shkodër, ajo ka menduar që është i domosdoshëm një tjetër koncert i përmasave më të mëdha.

Sapo ka përfunduar edhe xhirimet për klipin e saj më të ri që do të publikohet shumë shpejt. Një punë e Kledi Bahitit dhe tekst të Olti Currit. Janë të njëjtët bashkëpuntorë të cilëve Elhaida u ka kërkuar një tjetër këngë të cilën do ta prezantojë ekskluzivisht në koncertin e muajit qershor në Tiranë.

Kënga është konceptuar tashmë dhe do të jetë një baladë dashurie me titull “I huaj’.