Ekspertët BE-së : Institucionet kanë humbur kredibilitetin në Shkup

Ekspertët BE-së : Institucionet kanë humbur kredibilitetin në Shkup

Ekspertët BE-së : Institucionet kanë humbur kredibilitetin në ShkupNjohësit e çështje evropiane vlerësojnë se Brukseli dërgoi porosi të fuqishme ndaj qeverisë duke shmangur takimin me kryeministrin Gruevski në Qeveri. Sipas tyre, zhvillimi i bisedimeve të komisionarit evropian Han me Gruevskin në rezidencën e BE-së në Shkup, dëshmon se pas publikimit të aferave të fundit, Qeveria ka humbur kredibilitein në sytë e Brukselit.

“Mesazhi është shumë i qartë se në çfarë drejtimi fryn era perëndimore, se në këtë moment politik cilin faktor politik e konsideron favorit bashkësia ndërkombëtare, pra Brukseli dhe Uashingtoni”, tha Mersel Bilalli, profesor.

Nga ana tjetër sipas Andreja Stojkovskit, komisioneri evropian duhet të ofrojë zgjidhje më kreative për zgjidhjes e krizës politike, pasi ndërhyrja e parlamentit evropian për zgjidhjen e ngërçit politik pas ngjarjeve të 24 dhjetorit, u dëshmua si jo të suksesshme.

“Në kushte të zhvillimeve të fundit është çmenduri të pritet se dialogu do të ndodh në parlament, sepse në shtet nuk ka institucione..institucionet janë grabitur nga pushteti, jo qeveria por pushteti, dhe pushteti ka ndërmarrë të gjitha mënyrat e mundshme për të penguar debat të hapur dhe të lirë rreth situatës në shtet. Maqedonisë nuk i duhet edhe një letër faculetë, nga pushteti por një zgjidhje të krizës politike që do të thotë zhvillim të vërtetë të hetimeve, thirrje të vërtetë për përgjegjësi, dhe marrje e vërtetë e përgjegjësisë”, u shpreh Andreja Stojkovski, Qendra maqedonase për edukim evropian.

Megjithatë njohësit e çështjeve, pas vizitës së zyrtarit evropian presin përfshirje më serioze të bashkësisë ndërkombëtare në zgjidhjen e krizës.

“Unë pres që javët e ardhshëm bashkësia ndërkombëtare të imponojë një qeveri të ekspertëve, apo teknokratësh, dhe jo qeveri teknike sepse nuk ka kapacitet ti zgjidh problemet dhe aq më pak qeveri të zgjeruar ku kemi polarizim shumë të madh të interesave, në mënyrë që drejtimi politik të merr kahje të duhur”, theksoi Mersel Bilalli, profesor.

Ekspertët thonë se institucionet kanë humbur kredibilitetin pas aferës së përgjimeve dhe dëshmive për ndërhyrjen brutale të qeverisë në pavarësinë e gjyqësorit dhe vështirë është të priten zgjidhjen institucionale andaj ndërhyrja serioze nga jashtë shihen si mënyrë e vetme për kapërcimin e krizës aktuale.