Ekonomia dhe financat, Rama kokë më kokë me Fullanin

Ekonomia dhe financat, Rama kokë më kokë me Fullanin

Ekonomia dhe financat, Rama kokë më kokë me FullaninSipas raportit të Komisionit Europian për vendet kandidate në BE dhe ato që janë në proces para-anëtarësimi, buxheti i shtetit shqiptar mori tatëpjetën muajt e fundit.

Fokusi kryesor i mazhorancës së re është bërë ekonomia, ndërsa kryetari i PS-së Edi Rama deklaroi se do të kërkonte një audit ndërkombëtar për financat e vendit pas tetë vitesh qeverisje të Berishës. Menjëherë pas zgjedhjeve, ra në sy një dalje publike e guvernatorit të Bankës Qëndrore Fullani, që me gjuhën e tij dha alarmin mbi gjendjen financiare e ekonomike, duke sugjeruar rikthimin e misionit të FMN-në në statusin e mëparshëm dhe jo në atë këshillimor si tani.

Në këtë sfond, është i kuptueshëm takimi në mesditë për mbi një orë i kryeministrit të ardhshëm Rama me Fullanin. Ende nuk ka detaje në lidhje me këtë takim në ambientet e Bankës së Shqipërisë, ama janë bërë disa herë thirrje nga mazhoranca e re për qeverinë aktuale, për të bërë kujdes me financat. Thirrje të cilat kanë marrë përgjigje arrogante.