by lajme.org on October 21, 2017 Djali i Remzi Hoxhës, letër të hapur Edi Ramës: 22 vite pa drejtësi, 22 vite plagë…
by lajme.org on October 21, 2017 Në nëntor mbahet Forumi dyditor ekonomik i diasporës shqiptare në Prishtinë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeRajoni & Bota 0 commentsEgjipt, presidenti i përkohshëm: Zgjedhje të reja brenda 6 muajveby lajme.orgin Rajoni & Botaon July 9, 2013 Presidenti i përkohshëm i Egjiptit ka bërë të ditur se brenda 6 muajve do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare. Ky njoftim i tij vjen në mesin e trazirave të vazhdueshme në vend, ku bilanci zyrtar i përshkallëzimit të fundit të dhunës është 51 të vdekur dhe 453 të lënduar. Por zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen vetëm nëse amandamentet kushtetuese të hartuara nga Vllazëria Myslimane, aktualisht të pezulluara, do të aprovohen nga populli me anë të një referendumi që pritet të mbahet brenda 4 muajve. Plan veprimi i Mansour-it mbi tranzicionin politik pas largimit nga pushteti të Morsi-t, parashikon zgjedhjet e përgjithshme në fillim të vitit të ardhshëm. Më tej, presidenti i përkohshëm u ka bërë thirrje të gjithë egjiptianëve në sheshe që të ruajnë qetësinë. Por analistët e politikës kanë shprehur shqetësimin se një vakuum i vazhdueshëm institucional mund të ndikojë në degjenerimin e episodeve të përgjakshme, si dhe përhapjen e luftës civile në një shkallë më të gjerë. Partia “Nur” ka kundërshtuar kandidaturën për kryeministër si të Muhammad El Baradei, i Frontit për Shpëtimin Kombëtar, si dhe të ekonomistit të njohur Ziad Baha ad Din. Gjithashtu mbi masakrën e të hënës, Mansour ka urdhëruar hapjen e një hetimi. Ndërsa partia “Drejtësi dhe Liri e lëvizjes”, Vëllazëria Myslimane, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për ndërhyrje, në mënyrë që të bëhet ndalimi i masakrave dhe që të evitohet që Egjipti të transformohet në një Siri të re. Ndërkohë lëvizja islamiste u ka bërë thirrje mbështetësve të tyre që të mblidhen në sheshe për të protestuar për viktimat e të hënës, kur policia hapi zjarr mbi turmën e madhe mbledhur në kazermat e Gardës presidenciale. – See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=166330&IDCategoria=1#sthash.1lC3ETpJ.dpuf Previous PostNext Post
by lajme.org in Lajme on October 21, 2017 Gruaja, viktimë e dhunës famijare, kërkon drejtësi 0 comments Një viktimë e dhunës në familje, nënë e dy vajzave, ka mbetur vetëm përballë sfidave të jetës. Tetë muaj pasi …
by lajme.org in Lifestyle on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video) 0 comments Një ditë pa grim është një ditë e kaluar fshehur nën kapele dhe syze. Të paktën për Huda Kattan-in, blogeren e …
by lajme.org in Lifestyle on October 21, 2017 Trendi i ri i Instagramit nga flokët ka kaluar te sytë (Foto) 0 comments Kapakë “të lagur”, të shkëlqyeshëm janë bërë hit absolut i këtij sezoni. Me siguri e dini që këtë vjeshtë …
by lajme.org in Argëtim on October 21, 2017 Laseri më i fuqishëm rritë kapacitetin për tri herë, ndryshon gjithçka në mjekësi dhe astrofizikë (Foto) 0 comments Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit, me ndihmën e Fondit Ndërkombëtar të Shkencës që ka dhuruar dy milion …