Egjipt: Policia përleshet me demonstruesit në Kajro

Egjipt: Policia përleshet me demonstruesit në Kajro

Egjipt: Policia përleshet me demonstruesit në KajroPolicia është përleshur me demonstruesit në Sheshin Tahrir në Kajro, sot herët në mëngjes.

Forcat e sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit kanë gjuajtur gurë dhe koktej Mollotovi.

Me këtë demonstratë po shënohet dyvjetori i kryengritjes, nga e cila u përmbys ish presidenti Hosni Mubarak.

Në përleshjet e sotme nuk është raportuar për ndonjë viktimë.

Kundërshtarët e presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, kanë bërë thirrje për vazhdimin e demonstratave për ditën e sotme, duke thënë se Morsi dhe Vëllazëria Myslimane i kanë tradhtuar idealet sekulariste të kryengritjes së para dy vitesh.

Vëllazëria Myslimane ka vendosur që të mos bëjë thirrje për kundër demonstratë, me qëllim që të ulet mundësia për dhunë.