Eduard- LulezimEduard Selami përballë Lulëzim Bashës dhe Sokol Olldashit

Eduard Selami përballë Lulëzim Bashës dhe Sokol Olldashit

Eduard- LulezimEduard Selami përballë Lulëzim Bashës dhe Sokol OlldashitPartia Demokratike është futur në fazën finale të zgjedhjeve për Kryetarin e ri të saj, pas dorëheqjes së kreut në detyrë Sali Berisha. Dy janë kandidaturat që tashmë janë zyrtarizuar në selinë e PD-së ditët e fundit, ish-deputeti Aleksandër Biberaj dhe ministri në detyrë i Transporteve Sokol Olldashi.

Nëse dy kandidaturat e para publike, që konsiderohen si kandidatura që do të plotësojnë garën, ato të vërtetat ende nuk janë protokolluar në sekretariatin e selisë ‘blu’. Kandidaturat e vërteta, sipas burimeve te brendshme të PDsë, janë kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha dhe ish-kreu i demokratëve vite më parë, i sapokthyeri Eduard Selami. Kjo, edhe për vet faktin sepse këta dy persona janë më shumë të besueshëm dhe me lobim  ndërkombëtar.

Anëtarësimet e reja në PD

Bum anëtarësimesh të reja nga administrata e Bashkisë së Tiranës në Partinë Demokratike është parë ditët e fundit në selinë ‘blu’ duke bërë që të shtohen individët që do të votojnë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, në garë për kreun e partisë. Burime të brendshme pranë sekretariatit të PD-së bëjnë me dije se prej disa ditësh kanë filluar anëtarësimet e reja për këtë parti në kuadër të zgjedhjes së kryetarit të ri të saj. Bëhet me dije se Bashkia e Tiranës u ka dhënë urdhër të gjithë punonjësve të saj që të shkojnë në selinë e PD-së dhe të tërheqin formularin e anëtarësimit dhe të bëjnë pagesën e kuotës duke bërë të mundur që me sistemin një anëtar një votë kjo masë njerëzish të votojë për Lulëzim Bashën.

PD i kthehet teserave me pagesë

Pas mëse 8 vitesh Partia Demokratike i është kthyer tarifave dhe pagesave për anëtarësinë dhe kuotat e militimit të tyre në këtë parti. Më konkretisht, me anë të një urdhërese të përgjithshme të sekretariatit të partisë, çdo teser e re dhe rinovimi i të vjetrës, do të paguhet kundrejt shumës 5 qind lekë, në ndryshim të viteve të shkuara dhe gjatë kohës së fushatës ku ato kanë qenë falas. Burime brenda selisë ‘blu’ bëjnë me dije se, gjithë të interesuarit për tu anëtarësuar në PD do të duhet të plotësojnë formularin e posaçëm, i cili merret me vete në shtëpi dhe institucionin ku punon, dhe më pas do të dorëzohet në sekretariatin e PD-së duke bërë dhe pagesën prej 5 qind lekësh për çdo kartë anëtarësimi. Shumë prej të interesuarve pasi kanë tërhequr formularin e anëtarësimit, i cili duhet të jetë i pajisur dhe me foto, kanë reaguar kundër pagesës së tarifës për teserën e PD-së duke thënë se, “ne s`jemi fëmijë të ministrave dhe drejtorëve, jemi anëtarë të thjeshtë, studentë”. Në formularin e anëtarësimitpërveç gjeneraliteteve të interesuarit duhet të plotësojnë dhe disa kuadrate ku deklarohet anëtarësimi ose jo në një parti tjetër, kjo sipas po të njëjtave burime në sekretariat do të bëhet për të verifikuar se sa anëtarë të PD-së kanë kaluar me forca të tjera politike dhe kryesisht të majta.

Selami, kandidati që plotëson kushtet

Edhe pse nga shumë kush kandidatura e Eduard Selamit nuk është e besueshme dhe e konsiderueshme, burime brenda PD-Së bëjnë me dije se, ish-kryetari i demokratëve tashmë deputet i saj në parlamentin e ri, është një nga kandidaturat më potenciale për kreun e PD-së për një mori arsyesh. Për strukturat e PD-së, plusi i parë për Selamin është mosqenia pjesëtar në klanet e selisë ‘blu’ dhe vjetërsia e tij si anëtar i kësaj partie qysh nga themelimi. Së dyti, sipas të njëjtave burime, Eduard Selami, është një nga personat më të pëlqyer të të gjitha lobeve të djathta në SHBA, gjë që e bën atë të pranueshëm në arenën ndërkombëtare. Selami ka edhe një plus tjetër që kandidati Basha nuk e ka, nuk është me imazh dhe figurë të ‘pistë’ apo i shumëpërfolur për afera të ndryshme korruptive gjatë këtyre tetë vjetëve, siç është lakuar Kreu i Bashkisë së Tiranës. Edhe pse vjen nga jashtë, edhe pse i është kundërvënë dikur Berishës, Selami është një njeri që do të përdoret nga kryetari në detyrë Sali Berisha, thonë brenda PD-së, dhe nuk do të bëjë të harrohet kreu aktual i demokratëve. Po sipas të njëjtave burime, Lulëzim Basha, edhe pse është një kandidaturë e pëlqyer nga një pjesë e anëtarësisë së PD-së, nuk është i pëlqyer në gjysmën tjetër të partisë, pasi është dhe ka qenë kundërshtar kryesor i dy klaneve të tjera në PD- këto vitet e fundit. Sipas sekretariatit të selisë ‘blu’, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha si dhe ish-krytari i PD-së, Eduard Selami, do të paraqesin kandidaturat e tyre ditën e fundit, të enjten, ditë kur përfundon afati i kandidaturave për kreun e PS-së. Vlen për tu theksuar se, janë distancuar nga gara nënkryetarja e kësaj force, Jozefina Topalli, si dhe sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode.

Berisha në FB: Do të ketë kandidatë zyrtarë

 

“Nuk pengojmë askënd, por disa do mbështeten nga kryesia plarent shehu Kryetari dhe kryeministri në detyrë i Partisë Demokaratike, Sali Berisha, nëpërmjet një mesazhi publik në rrjetin social ‘Facebook’, i dikton anëtarësisë dhe strukturave të mos votojnë në zgjedhjet e PD-së për kryetar kandidaturat “jozyrtare” si ajo e Aleksandër Biberajt, etj. Edhe pse nuk ka penguar të kandidojnë për kryetar të saj asnjë individ, Berisha iu është drejtuar të gjithë funksionarëve dhe anëtarëve me të drejt vote në Kuvendin Kombëtar të demokratëve duke thënë se: “U drejtohem të gjithë drejtuesve të PD-së, nga kryetarë seksioni deri në anëtarë të kryesisë së PD-së dhe për të gjithë anëtarët e PD-së që punojnë ose mbajnë funksione drejtuese në të gjitha nivelet e qeverisjes sonë qendrore ose vendore: Gara për kryetarin e PD-së nisi me shpalljen e kandidaturës së parë. Ajo është e hapur për çdo anëtar dhe anëtare të PD-së që dëshiron të konkurrojë për lider të PD-së. Ditën e enjte kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet për vlerësimin dhe shprehjen e mbështetjes së saj për kandidatin apo kandidaturat që mendon se meritojnë të mbështeten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do të thotë se jashtë mbështetjes së kryesisë së PD-së anëtar apo anëtare të Partisë Demokratike mund të pengohen dhe nuk mund të konkurrojnë për kryetar të PD-së. Dallimi i vetëm është se ata nuk do jenë kandidatura zyrtare të Kryesisë”, thekson Berisha. Më tej kryeministri dhe kryetari në detyrë rekomandon për kandidatët duke thënë se, “në respekt të pushtetit të votës së çdo anëtari të PD-së, kërkoj që askush të mos përdorë pushtetin partiak, publik, administrativ që ka në mbështetje apo lobim të një kandidati të veçantë”, tha ai. Sipas Berishës, “çdo drejtues në çdo nivel partiak apo në qeverisje ka të drejt të lobojë publikisht ose jo publikisht për kandidatin e preferuar ose të bashkohet me stafin e tij vetëm pasi ai ose ajo të ketë dhënë dorëheqjen nga funksioni partiak apo publik qeverisës që mban”, përfundoi kreu në detyrë i PD-së.

Kandidimi për kryetar në Partinë Demokratike. Berisha nis anëtarësimet e reja në PD për të verifikuar anëtarësinë e partisë dhe të larguarit