Edona Llalloshi

Edona së shpejti me videoklipin e ri

 Edona LlalloshiPas një viti me plotë suksese, këngëtarja e mirënjohur Edona Llalloshi, edhe vitin 2013-të e ka nisur me mjaftë mbarësi. Ajo aktualisht është në përfundim të një projekti të ri muzikor, të cilin pritet ta lansoj brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Mbase Edona ka nisur një bashkëpunim të ri me Gjingjën dhe Rock City me të cilët ka realizuar një këngë të re me një stil më ndryshe.

“Këngën të cilën e kam të përgatitur nga Gjingja dhe Rock City është një këngë baladë me një stil pak më ndryshe. Është një bashkëpunim i ri nga i cili pres suksese. Adhuruesit e mi do ta shohin një këngë më ndryshe me një tekst mjaftë të bukur që ka të bëjë me aktualitetin dhe dashurinë. Pra kam përshtypjen se ky projekt imi i ri për këtë vit do të pëlqehet në publik”, ka thënë Edona për “Zëri”.

Kënga do të plasohet bashkë me videoklip, të përgatitur nga produksioni “Emf Creative”. Edona për këtë vit ka vendosur ti realizoj edhe disa këngë të tjera, të cilat do të kenë edhe videoklipet. “Për vitin 2013-të kam bërë disa plane të cilat shpresoj ti realizoj. Në repertorin tim pritet të realizohen edhe disa këngë bashkë me videoklipe, të cilat shpresoj të pëlqehen në publik”, shton ajo.

Edona përveç projekteve të reja, do të vazhdoj të jetë e pranishme nëpër shumë mbrëmje e koncerte muzikore ashtu sikurse në vitin 2012. Edhe për vitin 2013-të ajo ka marrë mjaftë oferta për të qenë pjesë e shumë mbrëmjeve muzikore brenda dhe jashtë vendit. Pra aty ku do të jenë adhuruesit aty do të jetë edhe Edona. “Do të jem aty ku më kërkon publiku, adhuruesit janë ata të cilët më kanë bërë të jem kjo që jam sot, andaj falënderoj të gjithë ata që më përkrahin në karrierën time muzikore”, shprehet në fund Edona.