Edmond Panariti , furtunë në ministri për dokumentin

Edmond Panariti , furtunë në ministri për dokumentin

Edmond Panariti , furtunë në ministri për dokumentinMemoja e Departamentit Amerikan të Shtetit e publikuar në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, ka shkaktuar alarm në Ministrinë e Jashtme. Mësohet se pas publikimit të lajmit për memon bombë, kryediplomati Edmond Panariti ka mbledhur në mënyrë urgjente stafin për të nxjerrë përgjegjësit e daljes së saj. 

Sipas burimeve, mësohet se Panariti ka kërkuar të dijë nxjerrjen e letrës që shkund shtetin shqiptar për retorikat nacionaliste. Mbledhjet janë bërë dje paradite dhe me stafin e tij dhe me drejtorët e drejtorive në MPJ. Mësohet se përpara pjesëmarrjes në seancën e posaçme për Kosovën, Panariti ka pasur një takim “kokë më kokë” në lidhje me letrën e zbuluar nga “Top Channel”. 

Për këtë takim, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka asnjë njoftim zyrtar për takimin e djeshëm. Kryediplomati shqiptar, në një prononcim për gazetën “Shqip”, u mundua ta mohonte ekzistencën e një memoje të tillë. “Nuk ka asnjë memo të dërguar nga qeveria e SHBA-së për qeverinë shqiptare. Nuk ka asnjë dokument zyrtar. Përgjigjja është ezauruar”, tha kryediplomati. Memoja e SHBA-së ka fshikulluar politikanët shqiptarë për retorikat nacionaliste të shfaqura nga kreu i qeverisë.