Edita Tahiri: Serbia nuk mund të mbajë zgjedhje në Kosovë

Edita Tahiri: Serbia nuk mund të mbajë zgjedhje në Kosovë

Edita Tahiri: Serbia nuk mund të mbajë zgjedhje në KosovëZyrtarë të Qeverisë së Kosovës deklarojnë se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë. Një fakt të tillë zyrtarët e Kosovës e mbrojnë me marrëveshjen e 19 prillit në Bruksel.

Zëvendskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri është shprehur se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë pasi marrëveshja për normalizim në Bruksel i ka dhënë fund çdo ndërhyrjeje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.

“Përfundimisht Serbia nuk mund të organizojë zjgedhje në Kosovë, Pasi marrëveshja e normalizimit e arritur në bruksel definitivisht i ka dhënë fund çdo ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës”, u shpreh Tahiri për Radio Kosovën.

Ajo theksoi se në Kushtetutën e Kosovës parashikohet që qytetarët mund të kenë dyshtetesi, prandaj qytetarëve serb me dy shtetësi mund të votojnë vetëm përmes modaliteteve teknike që mundësohen nga OSBE-ja.

Ndërsa Kryetari i Komisionit republikan për zgjedhje në Serbi, Dejan Gjurgjeviç ka deklaruar se në Kosovë do të votohet në 90 vendvotime dhe se Këshillin zgjedhor do t’a përbëjnë tre anëtarë.

“Tre anëtarë të Këshillit zgjedhor do të zbatojnë zgjedhjet në këto vendvotime dhe kur të përfundojë votimi, ata janë të obliguar që tërë materialin zgjedhor t’a vulosin dhe me asistencë teknike të OSBE-së ta bartin në qendrat në Rashkë dhe Vranjë ku do të numërohen votat dhe të nxirret rezultati i zjgedhjeve”, është shprehur Gjurgjeviç.

Ndërkohë zyrtarë të misionit të OSBE-së në Kosovë shprehen se ende nuk kanë marrë asnjë kërkesë zyrtare për lehtësimin e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet e parlamentare në Serbi, do të mbahen me 16 mars, ndërkohë në hartën elektorale të Serbisë janë përfshirë edhe pjesë të territorit të Kosovës. ë Kosovës.