Edinson Cavani zyrtarisht prezantohet te PSG

Edinson Cavani zyrtarisht prezantohet te PSG

Edinson Cavani zyrtarisht prezantohet te PSGCavani është një lojtar I Psg. Zyrtarish. Edhe pse u preznatua me dy orë vonesë në Paris. Një thriller i vogël ky për blerjen më të kushtueshme në historinë e futbollit francez, që me sa duket mbeti pezull pasi nga Napoili nuk vinte miratimi përfundimtar.

Në këtë mënyrë konferenca e shtypit e prezantimit u shyt nga ora 14:00. Për në 18.08 por thelbi gjithsesi nuk ndryshon. Cavani tashmë është parisien. El Matador do të mbajë fanellën me numërin 9. Cavani u prezantua me xhaketë dhe këmishë të bardhë përkrah presidentit Nasser Al Khelaifi .

Mungonte Leonardo ai që ka punuar më shumë për blerjen e tij, prezantimi I Cavanit përkonte me ditën e tij të fundit si drejtor sportive I PSG. Që tani është ne merkaton e drejtuesve e kushedi ndoshta dhe në atë të trajnerëve. PSG gjithsesi vazhdon përpara, siç kujtoi vetë presidenti Al-Khelaifi.

“Kam dëgjuar zëra që vënë në diskutim besueshmërinë e projektit tonë. Por dua t’iu kujtoj se projekti qëndron I njëjti, Duam të vazhdojmë të fitojmë në Ligue 1 dhe Championsin brenda 4 viteve. PSG është më e rëndësishme se personat, edhe se unë.”

Ambicia pra mbetet fjala kyçe për PSG edhe për Cavanin që e shpjegon kështu vendimin për t’u divorcuar nga Napoli.

“Në Napoli kalova tre vjet fantastikë, përjetova emocione të forta, falënderoj tifozët dhe presidentin për këtë. Do ti kem gjithmonë në zemër. Por tani jam I PSG. Kam zgjedhur një projekt të pasur me ambicie, një skuadër të madhe dhe është normale që një lojtar të synojë gjithmonë më lart”

Në Paris Cavani rigjen dhe Lavecin e Pastoren me të cilët ka luajtur te Napoli por dhe te Palermo. Madje dhe bashkëkombasin e tij Lugano.

“ Do të më ndihmojnë të integrohem më shpejt. Gjithsesi dua ta mësoj shumë shpejt frengjishten, jo vetëm për punën por edhe se më pëlqen. Është një gjuhë e bukur,

Mbetet për t’u parë nëse Cavani do të zbresë në fushë me Zllatan Ibrahimoviç. Sheiku nuk ka dyshime.

“ Ibra do të qëndrojë. Pastaj vendimi nëse luajnë bashjë i përket trajnerit”

Cavani ekzaltohet.

“Ibra është I madh, është një fitimtar. Me zi pres të luaj me të. Me atë dhe Falcaon e Monakos do të jetojmë një garë të bukur për të parë se cili do të jetë kryegolashënuesi”