Edi Rama takon sot Tony Blair, do marrë këshilla për qeverisjen e re

Edi Rama takon sot Tony Blair, do marrë këshilla për qeverisjen e re

Edi Rama takon sot Tony Blair, do marrë këshilla për qeverisjen e reKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të takohet sot në Londër me ish-kryeminsitrin laburist Tony Blair. Takimi është njoftuar nga vetë Rama në faqen e tij në Tëitter.

Kryeminsitri i ardhshëm ka zhvilluar një takim me Blair disa javë para zgjedhjeve, dhe pas takimit njoftoi se ekipi i tij do të punojë për mirëqeverisjen e majtë.

Rama e njohu Blair me programin për një “Rilindje Shqiptare” dhe prioritetet e qeverisjes së majtë pas 23 qershorit.

Një temë e rëndësishme e bisedës atëherë ishte propozimi i Partisë Socialiste për taksimin e ndershëm, si dhe sistemin universal shëndetësor, bazuar në eksperiencën e suksesshme britanike.

Gjatë takimit u ra dakord që të punohet më nga afër pas 23 qershorit për të ndërtuar qeverisjen dhe për të realizuar programin për një “Rilindje Shqiptare.