Edi Rama takim me trojkën e ambasadorëve, diskutim për zgjedhjet dhe statusin

Edi Rama takim me trojkën e ambasadorëve, diskutim për zgjedhjet dhe statusin

Edi Rama takim me trojkën e ambasadorëve, diskutim për zgjedhjet dhe statusinKryesocialisti Edi Rama pritet të takohet sot më trojkën e ambasadorëve, ku në qendër të diskutimeve do të jetë procesi zgjedhor. Takimi do të zhvillohet në selinë rozë, rreth orës 10:00.

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, ai i Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth do të japin rekomandimet e tyre në lidhje me një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Një tjetër temë diskutimi pritet të jenë dhe rekomandimet e vendosura nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat si dhe çështja më e fundit politike, ajo për shpërndarjen e mandateve.

Partia Socialiste insiston që kjo skemë duhet të vendoset nga KQZ-ja dhe jo nga Parlamenti, siç pretendojnë demokratët.