edi-rama

Edi Rama në Strasburg për të denoncuar qeverinë

Një përfaqësi nga Partia Socialiste, kryesuar nga Edi Rama, u takua në Strasburg me përfaqësues të dy grupimeve kryesore politike në Parlamentin Europian, PPE dhe Socialdemokratët, por dhe eurodeputetë të Grupit të Gjelbër e Liberal si dhe raportuesin për Shqipërinë, Nicolaos Chountis.

Në të gjitha takimet është theksuar se opozita nuk bojkoton zgjedhjet lokale, por dhe nuk pranon qeverisjen aktuale.

“Takimet e mia kanë lidhje me nevojën për të bërë të qarta disa të vërteta që dukshëm u fshihen europarlamentarëve të djathtë nga propaganda e shfrenuar e regjimit të kusarisë në Tiranë.

Të vërtetën që ne gjatë gjithë pjesës së dytë të vitit të shkuar kemi luftuar as më shumë e as më pak, po për të vënë në jetë rezolutën e këtij parlamenti, të votuar jo vetëm nga e majta, por edhe nga e djathta europiane që do të kishte zgjidhur krizën e rëndë të zgjedhjeve në Shqipëri.

Të vërtetën që ne jemi në parlament dhe që do vazhdojmë të jemi aty duke u ballafaquar me regjimin në hapësirën e parlamentit.

Të vërtetën që ne kurrë nuk kemi folur dhe as kemi menduar të bojkotojmë zgjedhjet lokale dhe se për ne bojkoti zgjedhjeve nuk ka qenë dhe nuk është një opsion.

Ndërkohë që padyshim ne jemi këtu edhe për të nënvizuar të vërtetën se zgjedhjet lokale në këto kushte nuk mund të bëhen dhe se duhen krijuar kushtet për ti bërë zgjedhjet lokale duke krijuar një kuadër garancish të qarta për çdo qytetar dhe për çdo palë në zgjedhje.

Si edhe duke krijuar një klimë ku sigurisht pushteti nuk punon për pushtetin dhe ku policia nuk i vihet në shërbim riciklimit edhe një herë tjetër të pushtetit”, wshtw shprehur Rama.

“Kemi folur dhe vazhdojmë të flasim gjatë gjithë ditës për pikëpamjet tona dhe për qëndrimet tona duke qenë shumë transparent, të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm për të vërtetat tona.

Që sot janë të vërtetat e një popullit të tërë i cili në një shumicë dërrmuese nuk është më i gatshëm ta tolerojë regjimin e kusarisë dhe do ta vazhdojë të demonstrojë për ato liri dhe të drejta që janë të panegociueshme sepse janë liri dhe të drejta mbi të cilat ngrihet gjithë kjo ngrehinë e Europës së bashkuar, Europës demokratike dhe moderne”, theksoi ai.

  • Xhevati

    Zoti Rama flet gjuhen shqipe ,por gjakin nuk e ka te shqiptarit vepron kunder vendit