Edi Rama në Pekin për Forumin Ekonomik Botëror

Edi Rama në Pekin për Forumin Ekonomik Botëror

Edi Rama në Pekin për Forumin Ekonomik BotërorNë fokusin e vizitës pritet diskutimi i disa projekteve të përbashkëta shqiptaro-kineze.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbërriti të martën në Pekin për tu takuar me homolugun e tij kinez, Li Keqiang.

Një ditë më parë në Tiranë zoti Rama tha se do të diskutojë me mikpritësin e tij mbi disa projekte për Shqipërinë. Kryeministri shqiptar pritet të drejtojë të mërkurën, sesionin interaktiv “Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese” në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës Lindore.

Ndërsa të enjten, zoti Rama do të mbajë një leksion për studentët dhe akademikët e Universitetit të Financës dhe Ekonomisë të Tianjin-it.

Në aeroport kryeministri shqiptar është pritur nga zv-drejtor i Europës në Ministrinë e Jashtme, Chen Guo You. Veshja sportive e zotit Rama kontrastonte me veshjet zyrtare të mikpritësve. Sipas disa gazetave, këmisha e zezë dhe syzet e errta, e bënin atë të ngjante më shumë me një yll rroku, se sa kryeministrin e nje vendi të vogël të Ballkanit.