Edi Rama: Kush voton Sali Berishën në qershor tall veten keq fare

Edi Rama: Kush voton Sali Berishën në qershor tall veten keq fare

Edi Rama: Kush voton Sali Berishën në qershor tall veten keq fareKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar menjëherë pas sulmeve që kryeministri Berisha bëri në adresë të tij nga qyteti i Beratit ku mori pjesë në 22 vjetorin e themelimit të PD-së. 

Kreu i PS-së duke kritikuar deklaratat e Berishës rritjenekonomike nënvizoi se ai që i beson ato cfarë kryeministri i vendit nxjerr nga goja duhet tallet me veten. 

“Cfarë vetëmohimi duhet për ta votuar një kryeministër që thotë Shqipëria e katërta në botë me Zvicrën e Brazilin! Kush e voton tallet me veten keq fare”, shkruajti Rama në Twitter.

Ndërkohë, kryeministri Berisha nuk kurseu sot akuzat ndaj lideri t të PS-së për bllokimin e statusit si dhe ndërtesën në pronësi të familjare të bashkëshortes së Edi Rama duke e cilësuar të jashtëligjshme.