Edi Rama: Do anulohet çdo vendim për tendera e koncesione pas 23 qershorit

Edi Rama: Do anulohet çdo vendim për tendera e koncesione pas 23 qershorit

Edi Rama: Do anulohet çdo vendim për tendera e koncesione pas 23 qershoritNë mbledhjen e parë të grupit parlamentar socialiast, kryeminsitri i ardhshëm Edi Rama i ka bërë thirrje qeverisë akuale në detyrë për vetëpërmbajtje dhe të shërbejë në interes të vendit dhe të mos marrë vendime në kurrz të shqiptarëve.

“E përsëris thirrjen publike për vetëpërmbajtje dhe shërbim në interes të vendit qeveria në detyrë të sillet sipas tsndardeve evropiane. Shqiptarët meritojnë respekt, pasi na zgjodhën me 1 milionë vota. Humbësit nuk mund të sillen si fitues, por janë rrëzuar moralisht, është rrëzuar modeli qeverisës, qasja ndaj ekonomisë e financave të vendit”- theksoi Rama.

Me betimin e qeverisë së re, Rasma theksoi se do të anulohet cdo vendim për shpenzime parash që shkojnë përtej rolit të një qeverie kujdestarie, si dhe do të zhbëhet cdo vendim për tendera dhe koncesione të marrë pas 23 qershorit.
Përkryesocialistin nga sot ka nisur një kapitull i ri, aspak i lehtë, ai i mirëqeverisjes.

“Për ne ka nisur një sfidë e re. Më 23 qershor së bashku me aleatin strategjik LSI-në dhe aleatët e tjerë, shqipatrët na dhanë një barrë të rëndë. Hapim nga sot kapitullin aspak të lehtë të mirëqeverisjes. Ne s’jemi më në opozitë. Tranzicioni ka rëndësi themelore për mandatin qeverisës”- vijoi ai.

Kryesocialisti Rama hodhi poshtë zërat mediatik për strukturën e qeverisjes së re PS-LSI, duke theksuar se nuk do ketë luftë brenda koalicionit për ndarjen e zonave të influencës dhe ndarjes së shtetit. Duke iu referuar së shkuarës, ai the se PS dhe LSI është ribashkuar për të lënë pas të shkuarën.

“Do të përsëris pa u lodhur asnjëherë se jemi zgjedhur të qeverisim, jo vetëm, por në partneritet strategjik me LSI dhe aleatë të tjerë. Jemi ribashkuar për të mos përsëritur gabime të së shkuarës, por për të mësuar nga cdo hap, kemi bërë fushatë të ndarë dhe kemi fituar të bashkuar me një rezultat që as më optimisti e parashikonte. Është votuar PS dhe LSI, por dhe vetë bashkimi.

Llogaritë e tjera sa do fitonim vetëm apo sa më pak do fitonte LSI, le ti bëjnë ata që janë papunë më në krye Kastriot Islamin. Jemi dy parti dhe do qeverisim si forcë e vetme, por nuk do e ndajmë shtetin në parcela dhe nuk do e ndajmë shtetin në ‘NE’ dhe ‘ATA’ brenda nesh”, theksoi Rama duke shtuar se ende nuk është përcaktuar ndarja e ministrive pasi më parë sipas tij duhet të përcaktohet mirëqeverisja. Nuk e di nëse do jete qeverie me më pak apo më shumë ministra por e di se do kushtoje me pak dhe më pas do flasim për emra. Deri sot jemi gjykuar nga fjalët nesër do gjykomi nga veprat”, u shpreh Rama.

Kryesocialisti u ndal dhe tek projekti për qeverisjen duke paralajmëruar se nuk do ketë punësime me miq, si dhe risi do jetë dhe zyrë administrimi në cdo zonë deputeti të zgjedhur. “Zyrtarë ndërkombëtar në kanë shprehur shqetësimin se jemi shpresa e fundit e një gjenerate”, deklaroi Rama.

Rama foli edhe për takimet që ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Aridan Fullani, duke premtuar se epoka e retorikës dhe e “luftës” me këto institucione është mbyllur më 23 qershor.

“I falënderoj për disponimin dhe frymën pozitive të bashkëpunimit, por nuk mund të mos bashkohem me shqetësimin e ngritjes në detyrë nga KLD të një sërë gjyqtarësh. I kam thënë Nishanit se fakti që vijmë nga dy kampe kundërshtare nuk është problem por rëndësi në kulturën e një bashkëpunimi. Dua të shpresoj që dhe ai ta shohë kështu e të punojë me mua, bashkë me kryetarin e Kuvendit jo si noter i një pale që ka humbur zgjedhjet por garant i Kushtetutës. Dua të shpresoj se presidenti do ta lexojë mirë votën e 1 milionë shqiptarëve që na dhanë 84 mandate. Ne do të respektojmë në frymë e në gërmë Kushtetutën në marrëdhëniet me gjyqësorin por nuk do të bëjmë sehir asnjë ditë duke parë si vritet e drejta në sallën e gjyqit”, u shpreh Rama.

Kryesocialisti akuzoi Prokurorin e Përgjithshme se nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin. “Ne nuk kemi votuar as për Presidentin e sotëm dhe as Prokurorin, por ne nuk jemi votuar për ta rifutur qeverinë e këtij vendi në llogoren e luftës politike ndaj një Kryeprokurori që nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Do qeverisim me papajtueshmëri të plotë me korrupsionin. Shpresojmë që Prokuroria të shënojë progres real në betejën e këtij vendi kundër krimit dhe korrupsionit. Qeveria e re belaja me e madhe të të korrupturave në sistemin e drejtesisë. Luftë ‘sy për sy’ dhe ‘dhemb për dhëmb’ me cdo kriminel, që ka gjetur vend për të bërë përshesh fare lidhjeve me ketë qeveri”, shtoi Rama.

Përsa i takon Bankës së Shqipërisë, Rama i bëri thirrje Guvernatorit Fullani që të thotë të vërtetën mbi gjendjen e financave të vendit.
“Qeveria e re dhe vete publiku shqiptar duhet ë dinë të vërtetën e financave të vendit. Nuk mund të lejojmë përkeqësimin e financave. Nga ana tjetër nuk duam të ushqejmë konflikt shterpë me opozitën e ardhshme”, theksoi Rama.

PS mbledh sot grupin parlamentar për herë të parë pas zgjedhjeve

Kryetari i PS-së, Edi Rama mbledh sot në një takim të gjithë grupin parlamentar që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në orën 11:00 deputetë të rinj e të vjetër do të takohen në të parën mbledhje, edhe pse ende s’ka nisur punimet Kuvendi. Ashtu siç ka bërë prej ditësh që nga momenti i konfirmimit të fitores së thellë të së majtës, edhe sot Rama do të falenderojë edhe një herë të gjithë deputetët që punuan në çdo cep të Shqipërisë për fitoren e PS-së.

Edhe pse është dhënë njoftimi i mbledhjes, nuk ka pasur një rend dite të përcaktuar. Burimet thanë dje për median se në mbledhjen e sotme mund të diskutohet në lidhje me vendimin për ndarjen e mandateve. Tashmë përpara kryeministrit të ri të vendit, Edi Rama, mbetet puna dhe detyra e krijimit të qeverisë së re. Përveçse të ndajë postet me aleatët, ata që meritojnë në bazë të votave të marra të jenë në kabinetin e ri qeveritar, duhet që ai të përzgjedhë edhe emrat e ministrave nga Partia Socialiste.

Rama e ka bërë të qartë edhe faktin që ai që do të pranojë të marrë detyrën e ministrit, do të duhet të lërë mandatin e deputetit. Të njëjtat burime nga PS kanë bërë të ditur se disa prej deputetëve e kanë refuzuar ta bëjnë këtë zgjedhje dhe për momentin një numër jo i vogël prej tyre kanë preferuar të mbajnë mandatin e deputetit, të cilin e konsiderojnë si një kontratë të shkruar me elektoratin e tyre. Gjithsesi, kjo temë do të hajë diskutime, nëse do të hapet në këtë mbledhje të grupit parlamentar.

Por gjithsesi, Ramës i duhet që ta sqarojë këtë pikë më së miri për të vënë në vijë punët, që do të thotë se pas hartimit të strukturës së qeverisë së re, ai duhet që me urgjencë të përzgjedhë edhe kabinetin e tij, në mënyrë që në shtator, kur mbaron edhe mandati i qeverisë “Berisha”, ai së bashku me ekipin e tij të marrë miratimin në Kuvend.