Edi Rama: Asnjë votë dëm, PS-ja koalicion me çdo parti që dëshiron rotacion

Edi Rama: Asnjë votë dëm, PS-ja koalicion me çdo parti që dëshiron rotacion

Edi Rama: Asnjë votë dëm, PS-ja koalicion me çdo parti që dëshiron rotacionKreu i PS-së Edi Rama gjatë një konference online ( në rrjetin social Twitter dhe Facebook) siguroi se pavarësisht prurjeve të reja në parti, deputetët socialist aktual nuk do të ndryshojnë.

“Celibashi do jetë në skuadrën e qarkut të Fierit. Deputetët aktualë janë në detyrë e siç kam thënë skuadra jonë kombëtare ka nevojë për disa plotësime cilësore që po i bejmë” u shpreh Rama.

Shqetësimit të qytetarëve për sigurinë ushqimore Rama u përgjigj se: “Së pari, jemi të vendosur që shqiptarët të marrin shërbime publike sa më të sigurta, duke filluar nga siguria e shëndetit. Së dyti, gjykojmë që sa më shumë të rritet siguria e prodhimeve tona ushqimore, aq më shumë do të rritet vlera në treg.

Pyetje -përgjigjet online

Bekim Kryqi: I nderuar patriot Si do të veprohet me ata punonjës të NB-së që kanë marrë tokë në përdorim?

Rama: Do të japim çertifkatën e pronës për të gjithë ata që kanë 20 vjet që e kanë dhe punojnë tokën po s’kanë titullin e pronësisë.

Florenc Tabaku: ÇFARE DO BENI JU PER LUSHNJEN SE NÉ 2005 Z.SALI NA PREMTOJ SE DO E KTHEJ LUSHNJEN NÉ PREFEKTURE?

Rama: Priteni kur të premtojë se do sjellë në Lushnje hënën, sepse detin premtoi ta çonte në Kavajë!

Flamur Mallkuci: Çfarë do bësh me Berishën pas fitores. A do ja vërtetosh të gjitha akuzat që ke ngritur për të?

Rama: Akuzat tona ndaj qeverisë janë të vërtetuara ndryshe nuk do i kishim bërë!

Kristian Ndreca: Keni një program për sigurinë në punë? Do të regjistrohen të gjithë ato që punojnë?

Rama: Ky është qëllimi

Ermal Shtembari: Si do veproni për pasurinë kombëtare që Saliu po e kthen në atdheun privat dhe familjar?

Rama: Do rikthejmë kontrollin e popullit mbi pasurinë kombëtare përmes mirëqeverisjes së vendit dhe mirëadministrimit të saj.

Oljana Lufo: Pse Bamir Topi nuk bashkohet me opozitën?

Rama: Sepse Bamir Topi kërkon shpëtimin e PD-së duke filluar nga ndëshkimi i Saliut dhe ka strategji për të djathtën jo për Shqipërinë!

Vullnet Bajrami: Përse pranoni të bëni koalicion me LSI-në?

Rama; Koalicion me çdo forcë që dëshiron të bashkohet me ne për rotacionin. Asnjë votë për rotacionin s’duhet të shkojë dëm.

Icer Age: Si mund ta komentoni një koalicion të mundshëm të PBDNJ-së me PD-në?

Rama: Do te ishte një hipokrizi e radhës në politikën e partizave që sbesoj se PBDNJ si parti serioze do të ishte e aftë ta bënte!

Cun Porcelani: A është e vërtet zoti Edi Rama që ti do bësh koalicion me Kreshnik Spahiun?

Rama: E kam ftuar publikisht Aleancën Kuq e Zi njësoj si të tjerët që janë rreshtuar me fjalë kundër pushtetit! Dera është e hapur.

Mozii Cel: ” SHOKU EDI RAMA A DO E PRANONI HUMBJEN ME QENE SE DO I HUMBISNI ZGJEDHJET

Rama: Shko pyet doktorin për hallin që ke:-)

Andi Baholli: Pse nuk merrni videot e Marin Memës dhe mbas 4 viteve të na tregoni sa ka ndryshuar ky realitet ?

Rama: Ato mbajini ju që të na kërkoni llogari pas katër vitesh:-)

Andi Baholli: Nga ato që keni premtuar juve gjatë gjithë kësaj kohe, sa % mendoni se do i realizoni këto premtime?

Rama: Nuk kam premtuar asgjë që mendoj se nuk realizohet.

Faik Arapi: A do të shiten laurea me lekë në universitetet tona mbasi ju të merrni qeverinë?

Rama: Kush premton një Shqipëri me korrupsion zero gënjen, ne premtojmë një qeveri me tolerancë zero ndaj korrupsionit!

Migen Tola: Çfarë u bën Sali Berisha këtyre njerëzve që dalin flasin si papagall pa pik dinjiteti në emër të tij?

Rama: U menaxhon mungesën e personalitetit dhe injorancën me pash – nganjëherë edhe dosjet që u mban në sirtar.

Nini Yzaj: Pse duhet të besoj ty dhe gjithë PS-në që nuk do vidhni po erdhët në pushtet?

Rama: Sepse duhet ta fillosh duke hequr këta që e batërdisën vendin duke vjedhur dhe për këtë duhet të vësh në provë PS-në me votë:-)

Endri Berberi: A është e vërtetë se ju po ndërtoni një shtëpi 2800 metra katrorë?

Rama: Po aq se ç’është e vërtetë që Saliu do jetë trainer i Brazilit botërorin e ardhshëm dhe fushat do jenë 500 mijë m2:-)

Leta Ligor: Si e gjykoni deklaratën e Fyles kundër referendumit të zotit Berisha?

Rama: Si shprehjen e radhës të së vërtetës se ky pushtet e ka bllokuar rrugën e Shqiperisë drejt BE-së me një sistem antivlerash.

Shpresa Latifi Kollazi: Shpresoj ta ruash këtë komunikim edhe pas zgjedhjeve kryetar..

Rama: Si kryeministër do të ndërtoj një rrugë komunikimi të panjohur më parë për publikun në gjithë këto vite.

Klajdi Begeja: Kur do fillojnë gjërat të funksionojnë si në çdo vend normal?

Rama: Pas 23 qershorit

Durres E Dua Durresin: Si e shikoni sistemin farmaceutik. A ju duket normale mbipopullimi përballë spitaleve?

Rama: Realitet i hidhur që kam besim se do ta ndryshojme së bashku.

Geri Kuka ‏: Si do të jetë niveli i taksimit gjatë qeverisjes suaj (taksës progresive) për biznesin e vogël?

Rama: Do heqim taksën e biznesit të vogël dhe do lehtësojmë edhe më tutje barrën fiskale për të vetëpunësuarit

IRENA M: Ç’mendoni se duhet bërë me ata mësues të cilët janë diplomuar në Universitete fantazma edhe pse kanë një vjetërsi pune?

Rama: Mësuesit do t’i nënshtrohen një procesi përzgjedhjeje ku do marrin pjesë edhe përfaqësi të prindërve

Raimond Vlonjati: A do japi PS-ja kredi për biznesin e vogël ???

Rama: Edhe me pagesë të pjeshme të interesave për kredite e marra. Nën qeverisjen e PS-së do të mbështetet biznesi i vogël edhe me garanaci për kreditë e marra

Ana Ori: Ça planesh ka PS-ja për kushtet fizike të burgjeve? Dhe, A do i vizitoni gratë e burgjeve?

Rama: Sigurisht që nuk do të harrojmë se në burgje jetojnë njerëz jo kafshë.

Politike 1 .CILI ESHTE QENDRIMI I PS PER-LIGJIN E DHENIES ME QERA TE SIPERFAQEVE PYJORE QE PO APLIKON KJO QEVERI?

Rama: Masakra e pyjeve do ndalet. Masakruesit e pyjeve do ndëshkohen. Policia e Shtetit do marrë kontrollin edhe mbi pyjet.

Ana Luca: CFARE STRATEGJIE DO TE PERDORNI PER ARSIMIN E LARTE?

Rama: Do të mbështesim me investime universitetet publike. Do bëjmë akreditimin e shkollave të larta publike e jopublike dhe rankimin e tyre me agjenci ndërkombëtare të specializuara.

Ana Luca: C’HAPA DO TE MERRNI PER ATO UNIVERSITETE QE S’JANE AKREDITUAR? PO PER PROGRAMET QE JANE TE PA-AKREDITUARA?

Rama: Do bëjmë akreditimin e shkollave të larta publike e jopublike dhe rankimin e tyre me agjenci ndërkombëtare të specializuara

Fati Imeri: Ç’do të beni për këtë kafshëri dhune ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Rama: Dhuna ndaj shqiptareve në Maqedoni është e papranueshme. E inkurajoj faktorin politik shqiptar të bashkërendojë idetë e forcat

Thimi Samarxhiu: Cfare do te behet per sigurine publike, pa harruar dhe problematiken e Policise se Shtetit?

Rama: Nje Shqiperi e rilindur do te thote nje vend i sigurte per individin dhe pronen. Edhe ushqimin natyrisht.

Ingrit Baho: Çfarë do bëhet me ne që kemi mbaruar shkollën e lartë, masterin dhe jemi akoma pa punë?

Rama: Programi ynë për punësimin është ambicioz. 300 mijë vende pune, ku padyshim kemi nevojë për njerëz të ditur.

Antica Gelateria Del Corso: ÇFARE DO BEHET ME HEKURUDHEN SHQIPTARE?

Rama: Shërbimet e transportit hekurudhor do të ofrohen edhe nga operatorë privatë. Do të investojmë për transport pasagjerësh në korridorin Tiranë- Qerret. Do të investojmë që të vihen në funksionim të plotë për transport mallrash korridoret Durrës –Hani Hotit dhe Durrës- Qafë Thanë.

Aleka: A është demokratik kandidimi për deputetë me lista partie?

Rama: Absolutisht po

Ilir Bytyqi: Si mund të ç’bllokohet sistemi komplet i bllokuar i drejtësisë me programin tuaj. A përfshin programi juaj shkarkime

Rama: Në radhë të parë me forcën e shembullit të qeverisë që do të qeverisë me drejtësi. Për 300 ditë do të rikthejmë Policinë e Shtetit në krye të detyrës, do zmbrapsim krimin dhe rivleresojmë autoritetin e policit.

Aldo Boss: Ju lutem reagoni për ngjarjet barbare që po i bëhen fëmijëve të vegjël nga huliganët maqedonas.

Rama: Kemi reaguar dhe do të reagojmë përsëri nëse spiralja e dhunës policore ndaj shqiptarëve në Maqedoni nuk do mbyllet.

Drini Skrapar: Çfarë do bësh pas dates 23 me këta që na mashtruan deri tani?

Rama: Ndëshkojeni me votë!