Alberto Gilardino 6

Edhe Napoli në garë për Gilardinon

Sulmuesi i Fiorentinas, Alberto Gilardino, është vënë në shënjestër të Napolit, njofton Sky Sport Italia.

Italiani më herët është lidhur me Genoan, Olympique de Marseille dhe Paris Saint-Germain, ndërsa tani duket se napolitanët dëshirojnë nënshkrimin e 29-vjeçarit.

Napoli dëshiron ta përforcojë sulmin në mënyrë që të jetë më konkurrues në Ligën e Kampionëve, ndërsa Walter Mazzarri e konsideron Gilardinon si transferim të duhur.