Edhe Muharrem Nitaj jep dorëheqjen

Edhe Muharrem Nitaj jep dorëheqjen

Edhe Muharrem Nitaj jep dorëheqjenKa dhënë dorëheqje kryetari i Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës, Muharrem Nitaj.

Ai deklaroi se në pamundësi që t’i kryej detyrat në përputhje me kompetencat që ka dhe duke mos dashur të jetë pjesë e një dështimi katastrofik në Universitetin e Prishtinës, jep dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së.

Nitaj deklaroi se situata e krijuar në Universitetin e Prishtinës, është më e rënda e krijuar që nga viti 2000 dhe siç thotë ai janë atakuar funksionet më vitale të tij.

“Në një situatë të tillë, kërkohen vendime të rëndësishme për Universitetin dhe në pamundësi për t’i ndërmarrë ato nga pozita që kam, vendimi më i arsyeshëm për mua, është dorëheqja e parevokueshme. Do të ishte katastrofike sikur rënja e Universitetit të Prishtinës, të shënonte fillimin e rënjës së shtetit, prandaj studentët, profesorati dhe opinioni publik do të duhej të viheshin në mbrojtje të tij. Politika edhe këtë herë e ka plagosur rëndë institucionin më të lartë të dijes në vend!”, thuhet në komunikatën e Nitajt.

Ndryshe, burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se i tërë Këshilli drejtues i UP-së ka dhënë dorëheqje.

Në Këshill Drejtues ishin Muharrem Nitaj-kryetar, Arben Fetoshi-nënkryetar, Nezir Çoçaj, Elife Podvorica, Beqir Sadikaj, Behxhet Mustafa, Ajvaz Berisha, Blerim Kamberi, Safet Merovci. .