Edhe “Cloud Atlas” çensurohet në Kinë

Edhe “Cloud Atlas” çensurohet në Kinë

Edhe “Cloud Atlas” çensurohet në KinëEdhe “Claud Atlas”, kolosali i Andy dhe Lana Wachowski, ka përfunduar në rrjetën e çensurës së egër në Kinë.

Në versionin kinez filmi zgjat vetëm 130 minuta dhe jo 169 minuta sa zgjat orgjinali. Bëhet fjalë për pothuajse 40 minuta të prera, që përmbajnë pjesë që nuk i shkojnë për shtat Kinës.

Konkretisht janë eleminuar skenat e një raporti homoseksual dhe një raporti heteroseksual, të konsideruara nga autoritetet si tepër të ekzagjeruara.

Të njëjtin fat pati edhe “Skyfall”, që zbarkoi më 21 janar në kinematë kineze, me një vonesë prej të paktën 2 muajsh dhe me skena të shumta të prera.

Filmi i fundit i sagës së James Bond fillimisht duhet të ishte shfaqur në nëntor, por autoritetet kineze kërkuan shtyrjen për t’u dhënë më shumë hapësirë filmave të kinematografisë vendase.

“Kjo na ka dhënë mundësinë dhe kohën për të harmonizuar filmin sipas kërkesave të çensurës kineze”, deklaruan autoritetet.