f1_08-chelsea1344415704

Edhe Chelsea pas Neymarit

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është i bindur se ai mund të pengojë Barcelonën, e cila është në “Pole Position” për të nënshkruar me super talentin, Neymar.

Katalonasit kanë nënshkruar një para kontratë me fenomenin brazilian dhe nëse ai përfundon në një tjetër klub, ekipi i Santosit, do të jetë i detyruar të paguajë një kompensim Barcelonës.

Megjithatë, ka indikacione se FIFA nuk do ta njohë marrëveshjen për të cilin Real dhe Chelsea sërish janë të gatshëm të bëjnë oferta për këtë driblues tërheqës.