Edgar Cani te Seria A, kontrate 3-vjecare me Catania-n

Edgar Cani te Seria A, kontrate 3-vjecare me Catania-n

Edgar Cani te Seria A, kontrate 3-vjecare me Catania-nSulmuesi i njohur shqiptar, Edgar Cani ka firmosur nje kontrate 3 vjecare me klubin e njohur Italian te Seria A, Catania.

Cani eshte prezantuar sot para mediave me ekipin e tij te ri. Sulmuesi 24-vjecar se fundi luante ne kampionatin polak te futbollit.

Lajmi behet i ditur ne faqen zyrtare te Ekipit Italian te futbollit, ku lexohet se “Lojtari me origjine shqiptare, i cili kishte mbyllur kontraten me skuadren e Varshaves (Poloni) ka firmosur nje marreveshje me kuqe e blute. Kjo marreveshje do te zgjas deri me 30 Qershor 2016”, lexohet ne faqen zyrtare te klubit Italian.

Po ashtu, ne lajmin e publikuar ne kete faqe thuhet se “prezantimi i sulmuesit shtatlarte do te behet sot rreth ores 15:00”.
Bomberi kuqezi, pritet te luaj titular kete edicion me klubin Sicilian dhe ne kete menyre Cani i shtohet kolonise se futbollisteve te tjere shqiptare ne Seria A, sic jane Cana- Bogdani- Kabashi- dhe Ujkani te Palermo.