Eden Hazard vazhdon kontratën me Chelsea-n

Eden Hazard vazhdon kontratën me Chelsea-n

Eden Hazard vazhdon kontratën me Chelsea-nChelsea ka arritur marrëveshje me yllin e saj Eden Hazard, për vazhdimin e kontratës edhe për pesë vite e gjysmë.Chelsea përmes faqes zyrtare të saj ka bërë të ditur se mesfushori belg ka nënshkruar kontratë për pesë vite e gjysmë.

Hazard foli pas nënshkrimit të kontratës, duke thënë se është i lumtur që edhe më tutje do të jetë pjesë e Chelsea-t.

“Jam shumë i lumtur që nënshkrova një kontratë të re me Chelsea-n. Që kur kam ardhur këtu në vitin 2012 unë jam ndjerë gjithmonë mirë dhe kam pasur mbështetjen e klubit. Jose Mourinho më ka ndihmuar shumë që të përmirësohem, tifozët kanë qenë fantastik me mua dhe unë kam një bashkëpunim të mirë me bashkëlojtarët”, u shpreh Hazard për faqen zyrtare të klubit.