E lë të verbër me acid një vajzë, iraniani dënohet me nxjerrje sysh

E lë të verbër me acid një vajzë, iraniani dënohet me nxjerrje sysh

E lë të verbër me acid një vajzë, iraniani dënohet me nxjerrje syshNjë burrë iranian është dënuar nga një gjykatë me nxjerrje sysh pasi i ka hedhur acid në fytyrë një vajze duke e lënë atë të verbër.

Thuhet se të dënuarit gjithashtu do i pritet veshi i djathtë dhe hunda. Për këtë vepër ai është gjykuar vitin e kaluar, transmeton DailyMail.

Gjykata e Lartë e Iranit ka mbrojtur si pjesë të sistemit juridik prerjen e pjesëve të ndryshme të trupit të personave që shpallen fajtorë për krime.

Muajin e kaluar një tjetër shtetas u dënua me prerjen e njërës këmbë dhe njërës dorë për një krim që ka mbetur i paspecifikuar.

Vetëm gjatë këtij viti në Iran janë ekzekutuar 95 persona.Rritja dramatike në përdorimin e dënimit me vdekje ka thyer shpresat për reformën e të drejtave të njeriut nën presidentin Hassan Rohani, është thënë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në fillim të këtij viti.