E godet për vdekje me një grusht të vetëm!

E godet për vdekje me një grusht të vetëm!

E godet për vdekje me një grusht të vetëm!Andrew Young, 40 vjeçar, po zihej me një ciklist që po ngiste biçikletën e tij në trotuar, derisa shoku i çiklistit vjen dhe e godet për vdekje pa kurrfarë provokimi.

Ky është një moment shokues kur një këmbësor vritet me një goditje grushti në kokë, derisa ai po e çortonte një çiklist se nuk guxonte të ngiste bicikletën e tij në trotuar.
Andrew Young, 40, ishte zënë me Victor Ibitoyo, pasiqë po i thoshte atij se çiklizmi në trotuar ishte i rrezikshëm.

Çiklisti po largohej kur pas pak momentesh, Lewis Gill, u ofrua tek z. Young dhe e goditi me grusht në fytyrë pa kurrfarë provokimi.

Pamjet e tmerrshme te kamerave te qytetit e tregojnë rrëzimin e z. Young nga mbrapa, duke e goditur me kokë asfaltin.

Banditi Gill, 20 vjeçar, shihet pastaj duke u larguar, duke e lënë viktimën e tij të shtrirë pa ndjenja.

Sulmi ka ndodhur në një arenë të dendur tregtare te Bournemouth, Dorset, dhe sulmi u krye ditën për dielli. Kalimtarët tjerë vrapan për t’i dhënë ndihmën z. Young.

Ky i fundit vdiq në spital, një ditë më vonë, duke e pasur nënën e tij afër vetës. Young ka vuajtur nga sindromi i Asperger’it.

Gill u dënua për ketë vepër me katër vite e gjysmë burg, gjë të cilën nëna e viktimës quan ‘hajgare’.

“Dënimi është një hajgare. Unë jam një e krishtere e devotshme, por unë gjithashtu mendoj se nëse dikush ia merr dikujt jetën ai duhet të jetë i përgatitur të vuaj dënimin”, ka thënë nëna e z. Young.

Për shkak të sindromit që kishte z. Young kishte aftësi të fliste disa gjuhë të huaja por aftësitë sociale i kishte te një 14 vjeçare.