Dy vjeçari që preferon alkoolin në vend të qumështit

Dy vjeçari që preferon alkoolin në vend të qumështit

Dy vjeçari që preferon alkoolin në vend të qumështitI njohur si Cheng Cheng, ai mund të pijë birra dhe verë, pa ndonjë efekt anësor.

Media lokale Shanghaiist, ka thënë se djaloshi mund të pijë sasi të tëra birre dhe të mos tregoj shenja dehje.

Për herë të parë, ai provoi pijen kur kishte dhjetë muaj, pasi babai tij i dha verë për të provuar.

“Ai i ka sytë gjithmonë tek pija” ka shpjeguar tezja e tij Cai Teng, duke shtuar se ‘duhet të mbajmë alkoolin, ku ai nuk e sheh’.

“Kur ai inatoset shumë, ne i japim pak verë qëllimisht që të qetësohet” ka shtuar po ashtu zonja Teng.

Prindërit e djaloshit janë marrë në pyetje nga policia kineze, ndërsa ai së shpejti do të dërgohet në një qendër rehabilitimi ndaj alkoolit.