dy-t-euml-l-euml-nduar-nga-shp-euml-rthimi-i-rezervuarit-t-euml-mazutit-n-euml-ferizaj_hd

Dy të lënduar nga shpërthimi i rezervuarit të mazutit në Ferizaj

dy-t-euml-l-euml-nduar-nga-shp-euml-rthimi-i-rezervuarit-t-euml-mazutit-n-euml-ferizaj_hdDy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një shpërthimi aksidental të rezervuarit të mazutit pasditen e së mërkurës në Fabrikën e riciklimit të gomave në Dardani të Ferizajt. Personat e lënduar, një fëmijë 15 vjeçar dhe një burrë 50 vjeçar, janë hospitalizuar në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Ferizajt, duke thënë se bëhet fjalë për një shpërthim në rezervarin e mazutit.

Zv/drejtori rajonal i policisë, kapiteni Basri Shabani, ka thënë për KosovaPress, se personat e aksidentuar janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë hospitalizuar në QKU-në në Prishtinë.

Ndërsa mjeku kujdestar në QKUK , Afrim Jahaj ka treguar për Express se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas tij, personat e lënduar janë një fëmijë i moshës 15 vjeçare dhe një 50 vjeçar.

Ai po ashtu ka treguar se janë dy të lënduar e jo tre sa ishte raportuar në media pak më parë.

“Ata tani janë në QKUK. Njëri është dal nga salla deri sa një tjetër është ende brenda. Nuk kanë ndonjë lëndim të madh, dhe nuk janë në rrezik për jetë. Pasi të përfundojë trajtimi ata do të pranohen në Kirurgjinë Plastike”, ka treguar Jahaj.