Dy studentë të lënduar gjatë përleshjes me policinë

Dy studentë të lënduar gjatë përleshjes me policinë

Dy studentë të lënduar gjatë përleshjes me policinëStudentët e Universitetit të Prishtinës (UP), edhe sot e kanë vazhduar protestën para Rektoratit të UP-së. Me këtë rast, Egzon Azemi dhe Pajtim Havolli janë lënduar nga një përleshje me Policinë e Kosovës.

Ata, në hyrje të Rektoratit kanë tentuar t’i pengojnë punonjësit e Rektoratit që të hyjnë në punë.

Këto i bëri të ditur, Shkëlqim Morina, një nga protestuesit. Sipas tij, përleshja ka ndodh rreth orës 8:00 të mëngjesit, kurse të lënduarit janë dërguar në QKUQ dhe më pas ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe tani gjendën në stacion policor.

Dhjetëra studente po qëndrojnë ulur para hyrjes së rektoratit në shenj protestë duke kërkuar shkarkimin e rektorit, ndërsa punonjësit e rektoratit sot e kanë vazhduar punën të mbrojtur nga forca të rendit, raporton Kp.

Policia nuk ka lejuar që studentët të hynë në objektin e Rektoratit, ndërkohë dhjetëra studentë po qëndrojnë ulur para hyrjes së Rektoratit në shenjë proteste duke kërkuar shkarkimin e rektorit.

Ndërsa, punonjësit e rektoratit sot e kanë vazhduar punën të mbrojtur nga forcat e rendit. /telegrafi/