|

Dy motrat rrëfejnë për vrasjen e Luljeta Kurtajt

Shallin që ua kishte vënë fëmijëve të saj për t’u mbrojtur nga të ftohtit, Afërdita e kishte përdorur për ta ngulfatur vajzën e axhës së saj Luljeta Kurtajn. E kishte ftuar vetë Luljetën në shtëpinë e saj, i kishte kërkuar që t’ia lante një borxh dashnorit të saj dhe kur Luljeta kishte kërcënuar se do t’ia publikonte marrëdhënien jashtëmartesore me Mehmetin, Afërdita e kishte mbytur.

Në ndihmë i kishte dalë edhe motra e saj Adelina. Për ta fshehur krimin e kishte ndihmuar Mehmeti. Me veturën e tij, kufomën e Luljetës e kishte dërguar nga Komorani i Drenasit, ku ishte kryer krimi, në Zajm të Klinës te “Ura e Haxhisë”.
Rrëfimin për mënyrën dhe motivin e kryerjes së krimit e kishin dhënë në Polici vetë motrat Afërdita dhe Adelina pesë ditë pas kryerjes së krimit.

Afërdita (1982) me shtatë klasë shkollë, nga fshati Abri dhe e martuar në Komaran, nënë e tre fëmijëve, ka rrëfyer në polici se më 24 gusht të këtij viti rreth orës 12, motra e saj Adelina (1987) e martuar në Pejë e kishte thirrur me telefon tani të ndjerën Luljeta Kurtaj nga Abria e Drenasit që të takoheshin në shtëpinë e Afërditës në fshatin Komoran.

Pa e ditur se çfarë e priste atje, Luljeta kishte shkuar në shtëpinë e saj një orë më vonë. Por pas nja dy orë bisedash rreth një borxhi prej 50 eurosh që Luljeta i kishte dashnorit të Afërditës, Mehmetit (1971) nga Drenoci i Malishevës, Luljeta e kishte kërcënuar vajzën e axhës se do t’i tregonte bashkëshortit të Afërditës për lidhjen e saj jashtëmartesore me Mehmetin. Kjo e kishte acaruar Afërditën, e cila ishte kacafytur me të ndjerën Luljetë.

Në ndihmë së motrës kishte dalë edhe Adelina. Pas pak Afërdita e kishte lënë motrën dhe vajzën e axhës duke u kacafytur dhe kishte shkuar në dhomën e fëmijëve të saj për ta marrë një shall. Me shall të njërit prej fëmijëve të saj ishte kthyer në dhomën e kacafytjeve dhe, së bashku me motrën Adelinën, e kishin ngulfatur Luljetën.

Motrat kanë treguar se pas kryerjes së vrasjes ishin gjendur në dilema se si ta zhduknin trupin. Afërdita kishte vendosur që ta thërriste dashnorin e saj, Mehmetin, dhe t’i kërkonte ndihmë për ta larguar trupin nga shtëpia. Nuk i ishte dashur shumë për ta bindur dhe pas gjashtë orësh, Mehmeti ishte shfaqur në Komoran me “Golfin” e tij.

Ai kishte pranuar që së bashku me motrat Afërdita dhe Adelina që ta zhduknin trupin e Luljetës. Të tre bashkë e kishin mbështjellë trupin e Luljetës me një çarçaf dhe e kishin futur në bagazhin e veturës për ta dërguar drejt Drinit të Bardhë.
Trupin e kishin dërguar në fshatin Zajm të Klinës dhe kishin  hedhur nga një urë e quajtur “Ura e Haxhisë”.
Tri ditë më vonë, më 27 gusht, Policia e Kosovës kishte pranuar një informacion se në fshatin Zajm të Klinës, pikërisht tek “Ura e Haxhisë” mbi lumin Drini i Bardhë disa peshkatarë e kishin gjetur një trup të pajetë, i cili gjendej rreth 20-30 metra larg nga Ura. Njësitet patrulluese kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kishin vërejtur se kufoma ishte e mbështjellë me çarçaf dhe e lidhur me litar. Peshkatarët i kishin parë kufomës vetëm shputat e këmbëve.

Pas marrjes së trupit dhe zbulimit nga çarçafi, Policia kishte gjetur një telefon “Nokia” në trupin e Luljetës. Ajo nuk kishte asnjë dokument. Kjo kishte bërë që policia të mbetej pa ndonjë pistë dyshimi të bazuar.
Gjatë fazës hetimore policia kishte arritur të siguronte një informacion se numri telefonik i gjetur në trupin e viktimës që në atë kohë policia nuk e kishte identifikuar akoma, ishte i Luljeta Kurtajt, e zhdukur tri ditë më parë.
Policia kishte arritur të zbulonte se nga një numër telefoni të “Ipkos” ishin dërguar disa mesazhe në telefonin e babait të Luljetës dhe tezes së saj në emër të Luljetës, e cila tashmë ishte e vdekur. Në këto mesazhe që dërgoheshin në emër të Luljetës thuhej se ishte rrëmbyer dhe ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

Policia kishte bastisur shtëpinë e Afërditës pasi që ajo ishte adresa e fundit ku kishte shkuar Luljeta. Bastisja, po ashtu, ishte kryer pasi që ishte dyshuar se nga ajo mund të vinin mesazhet telefonike.
Gjatë bastisjes, policia kishte konfiskuar telefonat e gjetur e po ashtu kishte shoqëruar Afërditën dhe bashkëshortin e saj në polici për t’i pyetur rreth zhdukjes së Luljetës, e cila për herë të fundit kishte qenë në shtëpinë e tyre më datën 24 dhe që nga ajo datë familja e Luljetës nuk kishin pasur informacione për vajzën.

Fillimisht Afërdita kishte thënë në Polici se Luljeta kishte qëndruar tek ajo nga ora 13 deri në rreth orës 16:30. Kishte thënë se aty ishte si mysafire edhe e motra Adelina. Sipas saj, Luljeta kishte shkuar rreth orës 16:30 për në Drenas.

Pasi ishte bërë e ditur se një trup i një vajze ishte gjetur në lumin Drin i Bardhë, familja e Luljetës më 30 gusht kishte shkuar në morgun e Institutit mjekësor në Prishtinë për të parë se mos ishte vajza e zhdukur. Ata e kishin identifikuar se trupi i pajetë i përkiste Luljetës.
Një ditë më vonë, policia kishte pranuar një informacion se nga një numër i operatorit IPKO janë nxjerrë dy numra, të cilët ishin përdorur nga i njëjti telefon për të dërguar SMS në telefon të babait të viktimës dhe mbesës së saj.

Ky telefon ishte konfiskuar në shtëpinë e Afërditës.
Pasi ishte shoqëruar në stacion, Afërdita kishte pranuar se ajo kishte shkruar mesazhe telefonike në emër të Luljetës dhe se ajo së bashku me Adelinën e kishin vrarë Luljetën dhe trupin e saj e kishin transportuar bashkë me dashnorin e saj Mehmetin dhe e kishin hedhur në lumë.
Rreth orës 16 të po asaj dite ishte arrestuar edhe motra e saj Adelina. Edhe ajo e kishte pranuar se bashkë me motrën Afërditën e kishin vrarë Luljetën. Pas kësaj, policia ka shkuar në fshatin Drenoc për ta arrestuar Mehmetin.

Atij i ishte bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse dhe në oborrin e shtëpisë ishte gjetur vetura, me të cilën dyshohet të jetë transportuar kufoma e Luljetës. Ai është intervistuar dhe në prani të avokatit të tij kishte pranuar se kishte ndihmuar në zhdukjen e trupit.
Pas pranimit të kryerjes së krimit tre të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe pas pak kohësh pritet të nisë gjykimi i tyre.
Trupi i Luljetës është varrosur në fshatin e saj në Abri.

Legjenda: Luljeta nuk po ia kthente Mehmetit një borxh prej 50 eurosh. Kur Afërdita po insistonte që paratë t’i ktheheshin të dashurit të saj, Luljeta kishte kërcënuar se do t’i tregonte burrit të saj për lidhjen e Afërditës me Mehmetin.

Afërdita kishte dalë nga dhoma për t’u kthyer me një shall të fëmijëve në dorë. Tri ditë më vonë kufoma e Luljetës është gjetur në Drinin e Bardhë

Etiketa: , , , , ,

  • erta

    fuuuuuu keq shum. qika e agjes si moter eshte

  • hako

    ME VJEN SHUM KEQ PER DRENICEN SI DOMOS PER AT FAMILJE QI JU NDA PREJ JETA BIJA E TYNE E PER FAMILJEN E AFERDITES ME MOTER MARRI I QOFT DERI NE VDEKJE DHE NESE I THOT VETI BURR SHQIPTARI BURRI I AFERDITES E KA EMRIN MIFTAR SA E DI UNE MERRE BURR PREJ BUGUT E QOJAV NE SHPI ATI JARANIT E ZINJA MOTRAT ATI ERIFIT REN KA NJA KA NJA JU PERSHENDES

  • ida

    marri ju koft te dyjav gruja kur e len burrin e fmin e vet e shkon me tjetrin ajo nuk len gja pa ba marri ju koft shummmmmmmmmmmmmmmm e kurr mos dilshi pre atu ku jini

  • biba

    u zoti ja u marroft ftyren po a nuk pat as nje tro karakter as meshir ne shpirtin tuaj qe mundet me ja ba at vajzes se axhes qe esht sikur me kon moter e juaja. inshalla ju denon zoti e kurr drit me sy nuk shihni inshalla mbetni qaty ku jeni deri ne fund te jetes e dheu mbrenda mos ju lasht.. ghynah prej fmive qe i keni lan jetima e kuku per ta kujt i paskan than nan po qfar nana ju more ju edhe neser me ju dhan munsia per dashnor paskeni me i mbyt edhe fmit e juv….. inshalla per xhenet ke shkuar oj luljeta shum ngushllime per familjen kurtaj

  • mirjeta

    Vetem desh te ju falenderoj per ngushllimet qe po na i beni ju falemnderit shum e e lus ZOTIN qe shpirti i motres time te prehet ne PAQE
    kurse sa i perket fajtoreve le ta vujn denimin qe do ta marrin.

  • Flori. London

    Ngushellime Familjes Kurtaj , menyra se si e kan ba krimin , me rrenqeth , denim me varje per kriminelet , sebashku me at mehmetin qe ka hup kufomen ,.. Zoti e bekoft Drenicen .

  • mirjeta

    pasi qe shimbja asnjehere nuk do te shuhet per moter por edhe ne fund drejtesija dha fjalen e fundit shpresoj te kalben ne burg ato kriminele me nga 19 e 18 vjet burgim. e i lehte i qofte dheu motres time shpresoj ta takoj ne boten tjeter.

  • mile

    ju shprehi ngushlime familjes kurtaj

  • kosov

    mevjen shum shtir se ka ndodh ky rast po ju shprihi ngushlime familjes kurtaj nga un se ekishta nzerr luljeten vet nga drini ku quhet ura hagjis ngushlim familjes kurtaj

  • shkurta

    se peri ngushllim efamiljes kurtaj se ata ekan mate veshtir kur ta mendojn si e ka humbur jeten vajza e tyre ne menyr ma mizore sa ju perket ktyre 2 motrav se po kam neveri mi permend marre ju koft se far zemren a far gjaki tprisht e paskan pas se qiak agjes esht si moter po ishala zoti i denon menyren mat keqe qe esht shummmmmmmm pom me vjen keq

  • shkurta

    ngushllime per familjen kurtajse vetem prindit e kam mate veshtir kur mendojn si e humbi jeten vajza e tyre ne menyr me mizore e sa ju perket 2 motrav se pome vjen neveri mi permend marre ju koft far zemren paskan pas e far gjaki tprisht se me mbyt vajzene e agjes vetem katil me ka se ajo esht si moter me pas po ishala zoti ato i denon ne menyr mete keqe qe esht e mundur e kurr drit me sy mos pafshin ato shummmmmmm po me vjen keq ngushllimet e mija mete perzemerta

  • besimi

    Ngushllime per familjen e luljetes zoti ju letsoft ket dhimbje. pershendetje nga familja bytyqi