Dy milionë euro shpërndahen nëpër rrugë

Dy milionë euro shpërndahen nëpër rrugë

Shoferët që rastisën prapa kamionit i cili po transportonte para, në një autostradë të Italisë, me siguri menduan se fituan jack-potin kur panë miliona euro të shpërndara nëpër rrugë.

Kamionit, i cili transportonte dy milionë euro në monedha prej një dhe dy euro papritmas i plasi goma, goditi murin mbrojtës, e më pas ranë edhe kutitë me para, ku rreth dy milionë euro u shpërndanë nëpër rrugë në afërsi të qytetit Foggia të Italisë. Shoferët menjëherë dolën nga kamioni për të grumbulluar paratë, por ishte e pamundur.

Njerëzit si të çmendur vraponin nga automjetët për t’i mbledhur paratë, para se policia të grumbullonte të paktën 10.000 euro.

Policia italiane u kërkoi personave që të kthejnë paratë e marra, shkruan BBC. Kamioni i përkiste një firme sigurimi e cila transportonte para nga Casena në Bari.