Durrës: “Ditët e biznesit kosovarë në Shqipëri”

Durrës: “Ditët e biznesit kosovarë në Shqipëri”

Për herë të parë në trevat Shqiptare në organizim të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), nga dita e hënë deri më 28 korrik organizohen në Durrës “Ditët e biznesit kosovar në Shqipëri”, ku do të marrin pjesë 30 kompani me prodhimet e tyre nga Kosova.

Qëllimi i këtij organizimi sipas kryetarit të AKB-së, Agim Shahini është promovimi dhe ofrimi i prodhimeve nga Kosova, për pushuesit në bregdetin e Shqipërisë.

“Përveç promovimit të produkteve vendore qëllimi është edhe arsyeshmëria ekonomike e investimit të milionave eurove në ndërtimin e Rrugës së Kombit”, tha Shahini.

“Ditët e biznesit kosovarë në Shqipëri”, do të organizohen për dy ditë me radhë në Durrës nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ku pritet të vizitohen nga 30 mijë vizitorë.