Duro largon vemendjen nga derbi

Duro largon vemendjen nga derbi

Duro largon vemendjen nga derbiMegjithëse që tani ka nisur të flitet për derbin e kryeqytetit, trajneri I Partizanit, Shpëtim Duro kërkon që skuadra e tij të jetë e fokusuar vetëm te ndeshja e radhës kundër Teutës.

Ndeshja e radhës për Partizanin do të jetë ajo kundër Teutës, por vëmendja e opinionit sportiv shkon më larg dhe që tani flitet për derbin e kryeqytetit kundër Tiranës.
Nuk ndan të njëjtin mednim trajneri Shpëtim Duro. Tekniku mendon vetëm për tranfertën e Durrësit, që ashtu si derbi vlen vetëm tri pikë.

Gjithsesi Duro komenton edhe faktin që derbi i javës së ardhshme do të luhet pa tifozët e Tiranës.

Kundër Teutës, Duro duhet t’i bëjë llogaritë pa tre mungesa të rëndësishme. Mazrekaj e Nexhipi janë të dëmtuar, ndërsa Raçiç është i pezulluar për shkak të kampioneve. Megjithatë, për kënë ndeshje kthehet në portë Alban Hoxha.

Partizani vjen në këtë ndeshje pas fitores së rëndësishme të një jave më parë kundër Kukësit dhe renditet i treti me pikë të barabarta me Skënderbeun.