Duka rizgjidhet president i FSHF-së

Duka rizgjidhet president i FSHF-së

 Duka rizgjidhet president i FSHF-sëDuke ndjekur rrugën e babait të futbollit Josef Blater prej 16 vjetësh në krye të FIFA-s dhe mikut Vilar që nga viti 1988, numri një i Federatës Spanjolle i cili nuk nguron të shfaqet në Tiranë sa herë duhet të ngrejë në qiell arritjet e futbollit shqiptar, Armand Duka u rizgjodh për herë të katërt, president i Federatës Shqiptare të Futbollit në një tjetër mandat 4 vjeçar.

Duka ishte kandidati i vetëm në këtë post, 41 anëtare kishin propozuar emrin e tij, ndërsa nuk kishte asnjë rival në këtë garë. Në një votim të hapur sipas statutit Duka mori 64 vota pro, asnjë kundër apo abstenim.

Edhe pse ka pasur zëra kritike dhe akuza shume të forta për situatën në të cilën ndodhet futbollit shqiptar apo për të ardhmen e tij nga përfaqësues të klubeve për çudinë e të gjithëve askush nuk mori fjalën në asamble të ngrinte edhe njëherë shqetësimet e pretenduara, ndoshta nga interesat e momentit ku kampionatet janë drejt fundit të tyre me skuadra që pretendojnë apo rrezikojnë seriozisht.

Trukimet, Dhuna, Etika dhe Rezultatet janë plage dhe shqetësime të spikatura fuqishëm sidomos në mandatin e fundit të zotit Duka. Ndërkohë u zgjodhën edhe 9 anëtaret e komitetit ekzekutiv nga 16 kandidate, ku nga anëtaret e mëparshëm nuk kandidoi vetëm Pjerin Fushaj.