Duel mes një kanguri dhe një qeni

Duel mes një kanguri dhe një qeni

Duel mes një kanguri dhe një qeni Jo më kot kangurët quhen ndryshe si “boksierët perfektë”. Një video që qarkullon në internet tregohet “dyluftimi” i pazakontë mes një qeni dhe një kanguri që po “bënte banjo në një pellg me ujë”. 

Qeni, u quajtur Max afrohet ngadalë tek tek kanguri, fillimisht duke dashur të luajë me të, por shpejt kanguri duke menduar se po kërcënohej vendoset në pozicion mbrojtës. Për pak sekonda Max e sheh veten nën ujë dhe pasi i shpëton mbytjes herën e parë, afrohet sërish.

Sërish kanguri e zhyt atë nën ujë, dhe sërish Max arrin të dalë në sipërfaqe, ndërsa “kolegu i tij”, një tjetër qen i bardhë, nuk guxon ta mbështesë në duelin kundër kangurit.

Filmimi është realizuar nga një amator gjueti në një nga pyjet e Australisë. Fatmirësisht, në fund të duelit as kanguri dhe asnjëri prej qenve nuk u lënduan.

httpv://www.youtube.com/watch?v=XVUE13KUzLQ