Dubai: për çdo kilogram dobësim, një gram ari!

Dubai: për çdo kilogram dobësim, një gram ari!

Dubai: për çdo kilogram dobësim, një gram ari!Dubai ka aktivizuar një nismë interesante me të cilën dëshiron të mbështesë ushqimin e shëndoshë. Qeveria e këtij vendi, e brengosur me numrin gjithnjë e më të madh të personave obezë (me kilogramë të tepërt) ka vendosur që të stimulojë humbjen e kilogramëve të peshës trupore dhe këtë asisoj që për çdo kilogram më pak brenda një muaji, ata do të shpërblehen me 1 gram ari!

Siç dihet, momentalisht një gram ari kushton rreth 45 dollarë amerikanë, ndërsa humbja minimale e peshës trupore duhet të jetë të paktën 2 kilogramë.

Mediat lokale transmetojnë deklaratën e Husein Lutah, nga Ministria e Shëndetësisë, se nuk ekziston limit (kufizim) në humbjen e kilogramëve.

“E vetmja gjë që nevojitet është që qytetarët të paraqiten për t’iu matur pesha”, tha ai.

Edhe në vendet e tjera të Gjirit Arab autoritetet kanë shfaqur brengosje për shkak të përdorimit gjithnjë e më shumë të ushqimit të shpejtë dhe mungesës së ushtrimeve fizike.