f.0830230626727_m

Drekë e ngrohtë për minatorët e bllokuar

Më në fund pas shumë javësh, minatorët e bllokuar në një minierë në veri të Kilit, do hanë ushqim të ngrohtë.

700 metra në thellësi të tokës ata kanë marrë ushqime të përgatitura nga stafi i ngritur për kujdesjen e tyre. Mish pule dhe pilaf është menuja e drekës së sotme për minatorët, të  cilët duhet të mësohen për disa muaj me këtë jetë.

Ndërkohë, pronarët e minierës kanë vonuar por nuk kanë harruar të kërkojnë falje për atë që ndodhi në datën 5 gusht. Do të duhen 3-4 muaj punë që trapani special të hapë një vrimë me diametër 66 cm për të dalë minatorët.