Drejtori

Arsimtarja u jep nxënësve për detyrë që të shkruajnë me temën: “Çfarë do të bënit po të ishit drejtor i shkollës?”.
Derisa të gjithë po shkruajnë, një nxënës rri duarkryq.
– Pse ti nuk po shkruan? – i drejtohet arsimtarja.
– Po e pres sekretaren që t’i diktoj…