Tim Cook

Drejtori ekzekutiv i Apple pranon fajin për mos funskionimin e Maps, sugjeron rivalët

Apple ka qenë në presion të madh ditët e fundit nga akuzat e shumta nga përdoruesit e aplikacionit Maps në iOS 6.

Së fundmi, drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka publikuar një letër të hapur në të cilën ai pranon që aplikacioni i ri nuk ka arritur ti plotësoj standardet e kompanisë dhe se kompania ka bërë gjithçka që ka mundur.

Çuditërisht, Cook ka sugjeruar përdoruesit e Apple të përdorin aplikacionet e kompanive rivale të saj përderisa kompania po përmirëson produktin e saj. Sugjerimet e tij përfshijnë Bing, Mapquest, Waze si dhe aplikacionet e Nokia dhe Google.

Gjithashtu, Cook ka theksuar se kompania e tij po bën “gjithçka për të përmirësuar Maps” dhe ka shtuar se 100 milion përdorues të iOS 6 do të mund të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimit.

Është mjaft e papritur që Apple të bëj një deklaratë kaq të shpejt dhe të pranoj fajin në një situatë të tillë. Shpresojmë që kompania shton veprat përkrah premtimeve dhe që së shpejti do të ofroj Maps të përmirësuar për konsumatorët e saj.