hashim-thaci

Draftmarrëveshja e papranueshme për Qeverinë

Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson të papranueshme draftmarrëveshjen e prezantuar në opinion, të arritur në mes të gjeneralit të KFOR-it, Erhard Buehler dhe zyrtarit serb, Stefanovic, të përmbledhur në tri pika- thuhet në një komunikatë të Qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, duke respektuar në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur e autonom në vendimmarrje, njofton opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar se kjo draftmarrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më tej bëhet e ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës do të respektojë në përpikëri masat e reciprocitetit me Serbinë.

Qeveria mirëpret përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, detyra këto në përputhje me mandatin që e ka KFOR-i.

“Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut”, përfundon komunikata.